Bleona Qereti ishte në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan nga ku tregoi se për futjen e vezëve në frigorifer dhe gjithë procesin që ajo e filmoi dhe e ndau me fansat. Sipas saj ky është një proces normal në një botë të modernizuar.
Më pas Bleona Qereti deklaroi se kërkon një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të shkojë me të në koncerte dhe për sa kohë nuk e ka gjetur ajo ka vendosur të ngrijë vezët e saj për të patur një fëmijë kur ajo të ndihet gati.
“Bebin e kam futur në ngrirje, duke qenë se mua më duhet një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të vijë me mua nëpër koncerte. Unë kam patur probleme me jetën private. Duke patur probleme me jetën private njeriu përqendrohet në karrierë dhe kur sheh se ora biologjike po skadon atëherë duhet të fusë vezët në ngrirje. Unë s’kam nevojë të bëj fëmijë me babë legen”, ush preh ajo përpara Ermal Mamaqit.


