• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BUDALLA JE TI…”/ Degradon debati mes Shehajt dhe gazetarit: Kush të paguan? Kam ngrënë atë që s’thuhet
Home
Politikë

“BUDALLA JE TI…”/ Degradon debati mes Shehajt dhe gazetarit: Kush të paguan? Kam ngrënë atë që s’thuhet

31 October, 2025 s.autor Politikë

Një debat i ashpër në “Top Story” mes gazetarit Flogert Muça dhe kreut të partisë “Mundësia”, ka degraduar në akuza e ofendime.

Ata kanë debatuar me tone të ashpra, teksa Muça e akuzoi Shehajn se ka paguar për të marrë mandatin e deputetit.

Debati

Flogert Muça: Një opozitë e koncentruar dhe vetëm një parti politike në opozitë, bllok, apo më mirë e hallakatur si zogjtë e korbit që jeni bërë ju që përjetësoni Ramën në pushtet? Unë kësaj historie, kam disa lek, bëj një parti marr 2-3 deputetë

Agron Shehaj: Është fatkeqësi që njerëz të veshur me kostumin e analistit vijnë këtu, pa kapelën e militantit dhe flet.

Flogert Muça: E ke për mua?

Agron Shehaj: Po për ty e kam, absolutisht.

Flogert Muça: Jam militant?

Agron Shehaj: Jo, jo, t’i s’je militant, je më keq.

Flogert Muça: Unë nuk kam paguar ndonjëherë për t’u bërë deputet.

Agron Shehaj: Nga kush paguhesh ti, më thuaj?

Flogert Muça: Nga kush mendon ti. Kam kontratat e mia, kam punët e mia.

Agron Shehaj: Ke një portal ti? Si e financon?

Flogert Muça: Do të të jap llogari ty?!

Agron Shehaj: Shpjegoja qytetarëve jo mua.

Flogert Muça: Qytetarët mua më lexojnë.

Agron Shehaj: Sa gazetarë ke ti në atë portal, që mbështet nga mëngjesi në darkë Ramën?

Flogert Muça: Unë jam problemi, nuk është Edi Rama, jam unë tani? Nëse unë marr lek ndokujt bravo më qoftë, por unë nuk kam dhënë lek për t’u bërë deputet.

Agron Shehaj: Si i merr lekët?

Flogert Muça: Unë nuk kam paguar asnjëherë për t’u bërë deputet. Portali im ka ngrënë atë që nuk thuhet, duke të mbështetur ty dhe Erald Kaprin. Ti nuk më ke dhënë lek dhe të kam mbështetur në fushatë.

Agron Shehaj: Nga mua nuk merr para për atë punë.

Flogert Muça: Nuk marr pra nuk marr, se ti nuk jep tek unë, jep në vend tjetër. Unë për tu bërë deputet nuk kam dhënë para dhe as nuk do të jap. As për të blerë deputetë as nuk kam dhënë as nuk do të jap.

Agron Shehaj: Ti bën moralistin, na bën moralin këtu. Tregon ku i gjen lekët. A ke portal apo jo? Ku i gjen lekët?

Flogert Muça: Kam reklama, mo vlla. Shife në portal, budalla je ti.

Agron Shehaj: Ti i shërben Ramës dhe bredh studio më studio dhe thua që problemi janë partitë e vogla.

Flogert Muça: Ore ju jeni problemi. Unë nuk jap para për tu bërë deputet, unë nuk blej mandate deputeti.

Agron Shehaj: Kudo ku shkoj unë kam këtë përballë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM KËTU SI KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS"/ Fjala e plotë e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese
Previous article DETAJET E PARA/ Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT