• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLLOKON FOLTOREN/ Rudina Hajdari: Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, reflektoni hapni listat që shqiptarët të votojnë atë që duan
Home
Politikë

BLLOKON FOLTOREN/ Rudina Hajdari: Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, reflektoni hapni listat që shqiptarët të votojnë atë që duan

5 October, 2020 s.autor Politikë

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që kjo seancë të mbyllet, pasi sipas saj është një aktrim i turpshëm. Për Hajdari, Kuvendi, në vend që të mbrojë shqiptarët është shndërruar në vendin ku bëhen pazare. E njëjta gjë, sipas saj po bëhet edhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në fjalinë e saj me tone të ashpra, Hajdari ka bërë thirrje për reflektim që të hapen listat.

“Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot. Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtuar shqiptarëve që do të dënoni krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua ktheni lekët që do ua ktheni lekët e humbura në firmat piramidale,. Ka qenë kjo sallë prej 30 vitesh që u ka thënë shqiptarëve që në 2001 që do futeni në BE, sot është 2020 dhe ja ku jemi sot. Sot shqiptarët po ikin me kamion në Angli dhe Hollandë. Ka qenë kjo sallë se nuk do impononi plehra dhe në fund miratoni ligjin, dhe sot po tentoni t’i urdhëroni votën parapëlqyese, por në fund do e vendos unë. Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për t’iu një grup njerëzish. Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar, çfarë do bëj, nuk e lë foltoren”, tha Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET/ Valteri flet pas përplasjes: Edhe në hënë të shkojë Gjiknuri nuk merret dot me mua ai qen bir qeni
Previous article COVID-19/ Zv.ministrja e Arsimit: Mësuesve të infektuar do t'u paguhet rroga e ditëve të karantinës

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT