• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLLOKIMI I RRUGËVE NGA OPOZITA/ Basha MBYLL protestën gjysmë ore më herët
Home
Politikë

BLLOKIMI I RRUGËVE NGA OPOZITA/ Basha MBYLL protestën gjysmë ore më herët

2 May, 2019 k.autor Politikë

Gjysmë orë më para nga sa kishte paralajmëruar nga protesta dy orëshe, kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbylljen e tubimit, që e quan mosbindje civile përmes bllokimit të rrugëve. 12 akset kryesore në vend u liruan rreth orës 19:30, në protestën e nisur prej orës 18:00.

Basha tha se protesta ishte një mesazh se kryeministri Edi Rama duhet të iki. Me Edi Ramën nuk ka Evropë, tha Basha – por vetëm krim, drogë, pasiguri dhe papunësi.

“Nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për demokraci. Mirënjohje të veçantë mijërave automobilistëve që janë bashkuar me protestën tonë. sic janë bashkuar me qindra mijëra qytetarë të tjerë, jo thjesht të ndalur në trafik në këtë akt të paprecedentë në historinë tonë të lirisë dhe pluralizmit, por të vendosur si ju, që përmes solidaritetit me protestën, e gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë, Rama ik! Rama ja mbylli sërish dyert Evropës. Unë e di që këtu në protestë janë bashkuar hallet dhe problemet e qindra dhe mijëra të rinjve, nga Elbasani dhe anembanë Shqipërinë, që sot jetojnë në kohë më të pasigurta”, tha Basha.

Basha këmbënguli sërish se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore. “Bllokimi i rrugëve është një sakrificë, por një investim për të zhbllokuar rrugën drejt punësimit dhe sigurisë”  –  tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKIMI I RRUGËVE NGA OPOZITA/ Fieri sërish "në dorën" e Kejdi Mehmetaj (PAMJET)
Previous article "KEMI HALLET TONA"/ Revoltohen shoferët: Nuk merret pushteti duke bllokuar rrugët!

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT