Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat tha se ndalimi i tre kontorllorëve një ditë më parë është i paligjshëm, pasi ato kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme.
Më tej Kthupi tha se ato do të akuza e ngritur ndaj tyre është për qëllime te tjera.
‘Sindikata përfaqëson kontrollorët, pastaj efektet e vendimit do të shtrihen mbi të gjithë kontrollorët. Ka pasur, takime jo negociata. Negociata nënkupton mundësinë për të arritur diçka. Ka pasur vetëm informim dhe është thënë që ky është vendimi. Nuk e dimë se çfarë do të kërkojë prokuroria, ne do të kërkojmë shfuqizim, sepse është një akuzë që është e ngritur për qëllime që janë të ndryshme nga ligji. Kontrollorët kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme për të shpallur paaftësinë për punën. Ligji nuk ka asnjë pengesë së kur mund tu lindë paaftësia për punë. Përderisa nuk ka asnjë pengesë ligjore është e lejuar. I kemi takuar të ndaluarit, janë në një gjendje të rëndë psikologjike, nuk mund të kuptojnë sepse të ndalohen për një të drejtë që ligji ua njeh. Deklarata e paaftësisë është individuale, çdo kontrollor ka firmosur.’- tha Kthupi