• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHTE SUKSES…”/ Luljeta Bozo: Tërmeti dhe pandemia treguan se Rama ka bërë shtet.
Home
Politikë

“ISHTE SUKSES…”/ Luljeta Bozo: Tërmeti dhe pandemia treguan se Rama ka bërë shtet.

9 April, 2021 s.autor Politikë

Luljeta Bozo e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv foli për rëndësinë e ndërtimit të shtetit. Zonja Bozo përmendi rastin e fundit të bllokimit të fluturimeve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend Nënë Tereza dhe zgjidhjen e situatës brenda 24 orëve. Po kështu numri një i kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, tha se menaxhimi i dy krizave më të mëdha në vend të viteve të fundit, tregojnë se Shqipëria sot është një shtet.

“Shqipëria është shtet. Si ka mundësi që 60 kontrollorë të bllokojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë? Kjo nuk ndodh kurrë. Edhe në botë ka ndodhur shumë rrallë. Ti ke të drejtë të komandosh uljet apo ngritjet e avionëve pa ndodhur aksidentet ajrore, prandaj të paguajnë edhe aq shumë. Si mund të bllokosh hapësirën ajrore të Shqipërisë? Ti bllokon edhe linjat e tjera. Fakti që për 24 orë iu dha zgjidhje kësaj situate, do të thotë që kemi shtet. Sot që në mëngjes avionët që kishin emergjencë që lidhen me shëndetin, sëmundjet, me marrëdhëniet diplomatike, kanë funksionuar dhe nesër fillojnë fluturimet normale sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ky ishte një sukses i shtetit. Kujtojmë edhe ngjarjen e tmerrshme të 26 nëntorit, ku brenda 24 orëve njerëzit u futën nëpër çadra dhe nuk la asnjë njeri nëpër rrugë.

U bëri thirrje emergjencave për të nxjerrë të gjallë njerëz nga rrënojat. Mbi të gjitha mori përsipër një gjë që nuk e ka marrë asnjë shtet që ka fuqi më të madhe se ne si Italia apo Greqia, që arriti që një pjesë e mirë e njerëzve të futen në shtëpia pa harxhuar asnjë lek personi që është prekur nga tërmeti. Atyre iu shkatërrua shtëpia sepse ose ishte shumë e vjetër ose e ndërtoi pa asnjë rregull. Nuk mori as projekt, as inxhinier e ndërtoi vetë. Shteti mori përsipër që të gjithë të futen në shtëpia të reja pavarësisht kësaj. Dhe unë jam besimplotë që pranverën e ardhshme të gjithë do të futen në shtëpi të reja, që atyre as që ua ka marrë mendja. Pastaj erdhi pandemia. Këtu te ne u përballua mjaft mirë. Humbje kemi pasur goxha, por po ta krahasosh me vendet e tjera kemi patur kontroll të situatës. Jemi të parët sa u përket vaksinimit të popullsisë dhe janë të dhëna që i ka nxjerrë bota jo ne”, tha Bozo.

Më tej Luljeta Bozo ka dhënë mesazhin e saj për të rinjtë të cilët duan të largohen nga vendi. Sipas saj, në Shqipëri gjen gjithçka dhe të rinjtë mund të krijojnë të ardhmen në vendin ku kanë rrënjët e tyre.

“Fraza që vendi nuk bëhet është e dëmshme dhe nis nga familja. Nëse sot kemi një rini që do të ikë jashtë, të ketë një vend pune në shtet ose të rrijë kafeneve, defekti I parë qëndron te familja. Familja e mëson fëmijën të punojë dhe të ecë përpara vetë , që ta dojë vendin tonë të mrekullueshëm sepse Shqipëria është perlë nga çdo pikëpamje. Nuk braktiset ky vend kur në 28 mijë km katror ti i gjen të gjitha bukuritë e mundshme. Të kesh gjithçka dhe të mos e duash vendin, të shkosh në një vend ku nuk e sheh diellin me sy,është e pashpjegueshme. Unë nuk jetoj dot pa diell, jemi mesdhetarë, jemi mësuar, nuk jetojmë dot pa diell. Në çdo vend që të shkosh nuk të pret tapeti i shtruar, për të të uruar mirëseardhjen por do të punosh si kafshë,sepse ndryshe nuk jeton dot atje dhe nëse nuk punon more fund. Punë është atje,punë është këtu . Këtu ka një ndryshim, mund të paguhesh më pak, por dhe gjërat janë më të lira se andej. Këtu ke të gjithë rrethin tënd shoqëror, kemi njëri tjetrin dhe është gjë shumë e madhe,.Këtu janë rrënjët dhe kudo janë rrënjët, je tjetër njeri. Këtu janë të gjitha mundësitë, mjafton të bësh një gjë, të gjesh mënyrat për të realizuar objektivin e jetës”– tha Bozo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKIMI I RINASIT/ Flet avokati: Akuzat e ngritura ndaj kontrollorëve për qëllime të tjera...
Previous article "KA PASUR EFEKTE ANËSORE TË LEHTA"/ Tomimi flet për procesin e vaksinimit: Është vërtetuar edhe nga ekspertët

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT