• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLIHESHIN NGA KRIMI/ Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat e kartave SIM, e pësojnë dy persona
Home
Aktualitet
Kronikë

BLIHESHIN NGA KRIMI/ Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat e kartave SIM, e pësojnë dy persona

30 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin për dy persona, të cilët akuzohen se shisnin pa autorizim dhe falsifikonin të dhënat e kartave SIM.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër. Dyshohet se këto karta përdoreshin nga eksponentë të krimit.

“Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat, karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, një rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që dyshohet se përdoren për qëllime kriminale.

 

 

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër. Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara. Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.”, sqaron policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS JAVA KULTURORE NË TIRANË/ Veliaj: Mos e humbisni, e mbushur me aktivitete fantastike
Previous article KOMISIONI ANTIKORRUPSION/ Basha: Gjethe fiku për mazhorancën. Spiropali: Ke paqartësi historike

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT