• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI ANTIKORRUPSION/ Basha: Gjethe fiku për mazhorancën. Spiropali: Ke paqartësi historike
Home
Politikë

KOMISIONI ANTIKORRUPSION/ Basha: Gjethe fiku për mazhorancën. Spiropali: Ke paqartësi historike

30 May, 2024 s.autor Politikë

Komisioni i posaçëm antikorrupsion i propozuar nga mazhoranca socialiste ka qenë temë debati në nisjen e seancës së sotme parlamentare. Lulzim Basha e konsideron këtë lëvizje të socialistëve si një “gjethe fiku”.

Lulzim Basha: Procedura është që sot sillni në këtë sallë një propozim për një komision që siç dihet fare mirë krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo do të mos bësh asgjë. Zonja kryetare e Kuvendit, prej më shumë se një muaji në Kuvend janë depozituar amendamentet e PD-së për të ndihmuar SPAK-un financiarisht me burime njerëzore dhe me amendimet e kodit të procedurës penale. Pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim? Çfarë ju shtyn të mbani për më shumë se gjashtë muaj e gjysmë larg transarencës, larg debatit parlamentar, larg votimit në parlament, propozimin tonë për barazinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë para ligjit përmes heqjes së imunitetit parlamentar? Pse bëni sikur nuk e shikoni propozimin tonë, ligjin për vetingun e politikanëve që ka që në 15 Nëntor në Kuvend? Ju terminuat në mënyrë më tinëzare komisionin e Reformës Zgjedhore duke skaduar afatet muaj pas muaji në mënyrë që të organizoni një tjetër batërdi elektorale. Edhe komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjetër veçse një gjethe fiku për 10 muaj që i ka mbetur një mazhorance 11 vjet zhytur kokë e këmbë në komision.

Bashës iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit tha se Basha ka “paqartësi historike” pasi nuk i përputhet asnjëherë ajo që thotë me atë që bën.

Sipas saj, duke folur për propozimet e tij për veting në politikë, Basha e ka të lehtë të flasë nga pozita e personit “që nuk ka asnjë gjë në dorë”. Por Spiropali shtoi se kur ai ishte “mbi kalë” i ka shpëtuar me procedurë hetimeve dhe gjykimeve.

Elisa Spiropali: Parafolësi përmendi këtu komisionin që do votojmë sot, të cilin ne kërkojmë, synojmë dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin jo vetëm diskutime, analiza politike të ditës, por do ta ngremë në nivelin e një komisioni që do të përfshijë dhe prodhojë një plan kombëtar jo vetëm kundër korrupsionin por edhe mbi mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit. Keni një paqartësi historike zoti Basha edhe kronike, sepse nuk ju përputhet asnjëherë ajo që thoni me atë që bëni. Ju thoni me fjalë që e mbështesni reformën në drejtësi, por kur atëherë kur nuk ishit ca pak deputetë, të katandisur si një grup i vogël si pakicë e pakicës, dhe kur ishit në krye të asaj partie, ju braktisët zgjedhjet dhe u braktisët Kuvendin për të mos votuar ligjet që rridhnin nga reforma në drejtësi. Ju flisni për vetingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit kur vetë keni dëshmuar atëherë kur ju ishit në kalë, se sot nuk keni ç’dëshmoni se sot mund të propozoni gjithçka me lehtësinë e njeriut që nuk ka asgjë në dorë, por atëherë kur i kishit ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet e gjykimet. Nuk i kishit në dorë ju, i kishte babai juaj politik, por patjetër ju ishit dakord jo vetëm për fatin tuaj, por edhe mazhorancës suaj që mbrohej me gardianët e drejtësisë së vjetër të cilën e kishit në kontroll. Vetingu në politik po bëhet nga SPAK sepse SPAK-u heton politikanët dhe është pikërisht SPAK-u që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politik pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet. Për të hetuar, për të çuar në gjykatë e për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën e siç nuk ndodhte asnjëherë kur ju ishit kaluar e pak më i ri se sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLIHESHIN NGA KRIMI/ Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat e kartave SIM, e pësojnë dy persona
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e ushtarëve për vrasjen e vëllait të këngëtares së famshme në 1990: Ne e qëlluam me breshëri dhe ai u rrëzua duke...

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT