Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, që tronditi jo pak vendin. Biznesmeni Arjan Ferracaku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të pa identifikuar.
Mirëpo, dita ditës detaje të reja dalin në dritë. Një nga më të fortat ka qënë ajo e sotmja ku Artan Hoxha sqaron se 30 vjeçari nuk ka qënë shënjestra e vërtetë.
***
Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.
Duket se objektivi i vërtëtë Asmer Bilali, ka qënë miku i Gjin Nikës. Këtë e mëson AlpeNews.al pas fotos së postuar nga Bilali.
Gjin Nika (Foto e postuar nga Asmer Bilali, ku njerëzit i shprehnin ngushëllimet)
Ky i fundit njihet si biznesmeni famëkeq i kromit, që është ekzekutuar me 30 plumba.
Pra duket, se pas historisë fshihet shumë më shumë se një “ngatërrim”.
Kush ishte Gjin Nika, u vra me 30 plumba
Gjin Nika, 36 vjeç, i konsideruar nga policia si një vrasës me pagesë, gjobëvënës dhe person që merrte haraç tek biznesmenët e kromit, ra në pritë.
I njohur për pasionet e tij për kuajt, armët, makinat, motorët, martesat e shumta të bazuara në fenë të cilën aplikonte dhe besonte, Gjin Nika nga Bulqiza dhe me banim në Ferraj, ekzekutohet me breshëri kallashnikovi.
Me Nikën, bie në atë pritë edhe një prej miqve të tij të shumtë, Fabio (Ersild) Xhunga, një 34-vjeçar, i cili banonte në Kamzë bashkë me familjen e tij.
Përgatiti: AlpeNews.al




