• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BILANCI “I ZI”/ Si e “krasitën” Berisha-Basha PD-në, 60 figurat e përjashtuara në 7 vite, 6 disfata zgjedhore dhe 4 parti të reja
Home
Politikë

BILANCI “I ZI”/ Si e “krasitën” Berisha-Basha PD-në, 60 figurat e përjashtuara në 7 vite, 6 disfata zgjedhore dhe 4 parti të reja

28 December, 2020 F.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi

Gjashtëdhjetë figura të përjashtuara dhe të mënjanuara, katër parti të reja, gjashtë disfata zgjedhore, dorëzim i pushtetit vendor dhe kthim në parti jo parlamentare.

Ky është bilanci 7-vjeçar 2013-2020 i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët po shkojnë drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare, pa reflektuar për sagën e mëkateve gjatë pushtetit 2005-2013.

Mes grupit të të përjashtuarave me dorën e Bashës dhe miratimin e Berishës, katër ish-eksponentë demokratë do të luftojnë përballë PD-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në krye të katër partive. Ata janë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Partia Demokratike me shumë gjasa do të këtë përballë edhe Bamir Topin, në krye të Frymës së Re Demokratike, i cili është përbetuar se nuk afrohet me Bashën, për sa kohë punët e PD-së i dikton Berisha.

Ndërkaq, përjashtimi i figurave me peshë dhe kontribut në këtë parti, është mundësuar në tre faza; në vitin 2013, 2017 dhe për përmes komisionit ‘Nishani’ në 2020.

Në vitin 2013, Berisha u ndërpreu karrierën politike 36 deputetëve të PD, me të cilëve Ilir Rusmajli, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Osman Metalla, Selami Xhepa, Arenca Trashani etj.

Lulzim Basha mori drejtimin e partisë në verën e vitit 2013, disa javë pas humbjes, përmes një procesi të konstatues si i manipuluar nga rivali i tij, Sokol Olldashi, por edhe nga Astrit Patozi dhe përfaqësues të tjerë.

Basha nuk afroi të përjashtuarit nga Berisha, përveç Enkelejd Alibejat, por thelloi ‘prerjen e kokave’ në 2017, duke i ndërprerë karrierën politike Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Majlinda Bregut, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Eduard Selamit etj. Këta u zëvendësuan me njerëz të rinj si Klevis Balliu, Ervin Salianji, Grida Duma, Rome Gurakuqi, Halim Kosova, Agron Shehaj, Valentina Duka etj.

Gjatë gjithë kësaj periudhe 7-vjeçare Basha çuditërisht ka folur vetëm për bashkim Partisë Demokratike. Madje, Basha krijoi edhe një departament për Kontributet Historike në PD, me qëllim për rikthimin e figurave që kishin kontribuar në PD.

U rikthyen Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku, të cilët Berisha dhe Basha i përdorën për ‘krasitjen’ e radhës. Ruli, Mustafaj, Marku dhe Bujar Nishani u caktuan anëtar të një komisioni për filtrimin e kandidatëve për deputetë, në verën e vitit 2020.

Me këtë komision, Basha ‘hoqi qafet’ disa figura që afroi në 2017. U përjashtuan Romeo Gurakuqi, Astrit Veliaj, Halim Kosova, Endri Hasa, Ervin Salianji, Luan Baçi, Tritan Shehu, Fatbardha Kadiu Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gerti Bogdani. Pesë nga të përjashtuarit kanë reaguar ashpër, duke denoncua dhe refuzuar ‘krasitjen’ e radhës në PD.

Ndërkaq, gjatë 7 viteve të fundit, nën drejtimin e Berishës dhe më pas Bashës, Partia Demokratike ka pësuar 6 disfata të rënda zgjedhore, katër kombëtare dhe dy të pjesshme.

Ka humbur zgjedhjet parlamentare të 2013, zgjedhjet lokale në 2015, zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, zgjedhjet parlamentare të 2017 si dhe dorëzoi të gjithë pushtetin vendor në 2019, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi kishte dorëzuar mandatet e deputetëve, duke u kthyer në parti jo parlamentare. Gjatë kësaj periudhe PD ka fituar vetëm zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë./shqiptarja.com

Figurat e mënjanuara dhe të përjashtuara në PD 2013-2017:

1.Romeo Gurakuqi

2.Eduart Halimi

2.Astrit Veliaj

4.Halim Kosova

5.Endri Hasa

6.Ervin Salianji

7.Luan Baçi

8.Tritan Shehu

9.Fatbardha Kadiu

10.Izmira Ulqinaku

11.Xhemal Gjunkshi

12.Gerti Bogdani.

13.Jozefina Topalli

14.Astrit Patozi

15.Majlinda Bregu

16.Ridvan Bode

17.Arben Imami

18.Eduard Selami

19.Mesila Doda

20.Sherefedin Shehu

21.Myqerem Tafaj

22.Igli Cara

23.Arben Ristani

24.Myslim Murrizi

25.Rudina Hajdari

26.Fabian Topollaj

27.Leonard Olli

28.Keltis Kruja

29.Suzana Guxholli

30.Endira Bushati

31.Valbona Mezini

32.Edith Harxhi

33.Edvin Kulluri

34.Gjergj Lezhja

35.Fatos Hoxha

36.Viktor Gumi

37.Osman Metalla

38.Kozma Dashi

39.Ferdinand Shehu

40.Roland Keta

41.Shaban Memia

42.Bedri Mihaj

43.Vasillaq Ngresi

  1. Ndue Paluca

45.Ilir Krosi

46.Lajla Përnaska

47.Paulina Hoti

48.Bedri Hoxha

49.Arbiola Halimi

50.Mimoza Hajdarmataj

51.Albina Deda

52.Gjovalin Bzhetaj

53.Liljana Elmazi

54.Arenca Trashani

55.Astrit Bushati

56.Fatos Beja

57.Ilir Bano

58.Ismail Hoxha

59.Selami Xhepa

60.Ilir Rusmajli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITEJ QË TË LUANTE NDAJ JUVENTUS/ Ylli Ibrahimovic nuk ia del për dy sfidat e rradhës, ja shkaku...
Previous article Ilir Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT