Dhjetëra besimtarë ortodoksë kanë zgjedhur ta kalojnë ndryshe ditën e Krishtlindjes në qytetin e Përmetit.
Ata kanë protestuar në mënyrë të organizuar përpara Kishës qendrore ortodokse të këtij qyteti.
Ata shprehen se kryesia e kësaj Kishe ka ndërmarrë veprime antishqiptare duke hedhur pretendime se kisha nuk ka lejuar që të kryhet ceremonia e përshpirtjes së At Stath Melanit me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së tij.
Për veprimtarinë e gjatë patriotike ai u përndoq dhe u vra në mënyrë barbare më 24 dhjetor 1917 nga një bandë greke.
Raportohet se protestuesit mbanin pankarta kundër kishës dhe Greqisë ndërsa ju bënë thirrje të gjithë shqiptarët e atdhetarët të marrin pjesë në këtë tubim të organizuar prej tyre.
At Stathi Melani ka qenë një prift ortodoks shqiptar. Ai ishte pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit ku vendimet e marra në kongres për përhapje e gjuhës shqipe i zbatonte kryesisht në fshatrat e Shqipërisë së jugut. (TemA)


