• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA NON-GRATA/ Paloka: Nuk jemi në luftë me SHBA-në dhe MB-në! Rama thjesht një lolo që duhet…
Home
Politikë

BERISHA NON-GRATA/ Paloka: Nuk jemi në luftë me SHBA-në dhe MB-në! Rama thjesht një lolo që duhet…

23 July, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. Në një postim në Facebook, Paloka thotë se shumë persona ngrenë pikëpyetjen nëse Rama ka aq fuqi për të kontrolluar DASH-in dhe Mbretërinë e Bashkuar.Sipas Palokës, Rama nuk ka fuqi mbi këto qeveri. Deputeti demokrat thotë se kreu i qeverisë është vetëm një lolo që këtyre dy vendeve ju duhet në pushtet për ata që kanë interesa të ndryshme në Shqipëri.

Për këtë, Paloka fajëson filantropin George Soros i cili ka fuqinë për të lobuar në këto qeveri.

Postimi i Edi Palokës:

Me te drejte disa miq me pyesin : “Mos po i japim Rames fuqi qe nuk i ka duke krijuar idene qe ai kontrollon DASH dhe qeverine e BM?”

E verteta eshte se askush nuk ka thene se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeverite e ketyre vendeve. Ne fakt Rama eshte thjeshte nje lolo e pikerisht per kete ju duhet ne pushtet atyre qe kane interesat e tyre ne Shqiperi dhe rajon.

E kam thene dhe here tjeter; Rama, Veliaj dhe gjithe raca e tyre, jane perzgjedhur, jane financuar dhe promovuar per te qene ne pushtet , pikerisht pse jane keta qe jane, qenie qe personifikojne me te keqen e me te neveritshmen e njeriut. Ata jane ne pushtet dhe mbahen ne pushtet pikerisht se jane te shantazhueshem dhe lehtesisht te perdorshem nga monstra si Soros . Eshte ky i fundit qe fuqine e miliardave qe zoteron e perdor per spekullime e per te korruptuar politikane te te gjitha niveleve qe pastaj nga ana tjeter i sherbejne per te shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo eshte nje e vertete e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po nderkombetarisht.

Po fakti qe Soros e ka kete fuqi , te loboje e ndikoje dhe ne qeveri te vendeve te fuqishme, nuk duhet te na beje pesimiste e thjeshte te ngreme duart. Ne duhet te bejme nje zgjedhje dhe zgjedhjet jane dy;

– ose dorezohemi dhe lejojme qe Shqiperia te shitet, te coptohet, te vidhet, te varferohet e te shpopullohet

– ose perballemi dhe luftojme per te mos lejuar qe disa qenie te peshtira si Rama e Veliaj, te shkatrrojne vendin dhe jetet tona, per interesa te nje monstre nderkombetare si Soros dhe xhepit te tyre.

E mos degjoni ata qe thone se beteja qenka me SHBA dhe MB, jo. Betejen e kemi me letyrat tona qe jane vene ne sherbim dhe po shkatrrojne vendin e tyre vetem qe Soros te shtoje ca miliona dhe influence me teper.

Mjafton qe ne te shporrim dy qelbesira si Rama e Veliaj dhe asgje nuk do te mbetet nga ajo qe sot duket si fuqi e pamundur per tu mposhtur. E kane bere te tjeret, duhet ta bejme dhe ne , ndryshe na pret nje fund si Guinea apo Sri Lanka.

Zgjedhjen e kemi vete ne dore. Une timen e kam bere!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATET/ Eksperti i kriminalistikës paralajmëron policinë: Ndodheni në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, ofensivë
Previous article "JENI INTERESANTË"/ Rama i kthehet Gjicit dhe Ndreut pasi kërkuan investime: Ti fole, tani më dëgjoni mua

s.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT