• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA NË KUVEND? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve…
Home
Politikë

BERISHA NË KUVEND? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve…

3 September, 2021 F.autor Politikë

“Berisha nuk duhet të jetë në parlament, pasi në të kundërt do të jetë një turp i madh për të gjithë ne”, kështu deklaroi analisti Frrok Çupi në Report Tv. Për Çupin Berisha është një nga liderët më të diskretituar në të historinë e politikës shqiptare.

Duke e cilësuar si ‘trurin e prishur’ të PD, Çupi tha se Basha duhet të tregojë se është në krahë të demokratëve dhe aleatëve duke i thënë stop Berishës dhe të mos e fusë në parlament apo është marrë peng nga ish kryeministri.

“Ky është një personazh qesharak e komik. Përderisa SHBA ka fakte që është minues i demokracisë dhe qëndron non stop si lugat në parti. Është koka, truri i prishur i PD, është rrënuar. Nëse Berisha do të hyjë me zor në parlament na turpëron, është turp për ne. Kështu njollos PD dhe e rrënon atë.

Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”, tha Çupi.

Duke komentuar deklaratën e Jonila Godoles, sekretares së PD për ish të përndjekurit ku kërkoi distancimin e PD nga Berisha, Çupi tha se ajo është një mendje e lirë, por që fatkeqësisht nuk do të dëgjohen në parti si shumë zëra të tjerë të respektuar. Kjo sipas Çupit ndodh se PD është e ndërtuar mbrapsht dhe prej vitesh po tërhiqet zvarrë nga Berisha.

“PD është një parti e ndërtuar mbrapsht, është një parti që nuk ka mendim nuk ka personalitet dhe dinjitet, gjithë jetën është tërhequr zvarrë nga Berisha. Mendimi i Jonilës nuk pinë ujë edhe pse ka folur me mendje të hapur. Nëse Basha nuk ka krime shumë të mëdha, atëherë nuk ka pse të ketë zor dhe t’i thotë Berishës nuk do hysh në parlament. Basha është në një provë a do jetë apo jo njeriut që do të mbështete nga demokratët dhe aleatët dhe a e do të mirën e kombit”, tha Çupi.

Analisti foli edhe për bashkëpunimin PD PS duke thënë se kjo duhet të ndodh për çështjet me rendësi për vendin. Një nga pikat e bashkëpunimit për Çupin duhet të jetë edhe nisma Ballkani i Hapur dhe të mos lejojnë përçarjen e popullsisë nga liderë marksistë të Kosovës.

“Rama ka lëshuar thirrje madje edhe dje për një bashkëpunim dhe kjo duhet të ndodh në gjithçka ka vlerë për kombin duhet të jetë në favor të saj që është e përbashkët.  Duhet që opozita të jetë në favor të qeverisë për ndërtimin e strategjisë se Ballkanit të Hapur që të tërheqë pjesën tjetër e popullit që po tërhiqet nga disa marksistë të Kosovës”, tha Çupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA E BLEU DHE E SHITI TEK TOTTENHAM/ "Shpërthen" mbrojtësi Royal: Jam totalisht i zhgënjyer sepse…
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Inzaghi publikon listën e lojtarëve të Inter-it, përjashtohet talenti...

F.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT