• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Berisha e bëri kryetar, por mund të na bënte edhe ne”, Bregu çrrënjos të vërtetat për Bashën
Home
Shqipëri

“Berisha e bëri kryetar, por mund të na bënte edhe ne”, Bregu çrrënjos të vërtetat për Bashën

10 January, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka folur sot për marrëdhënien me kreun e PD-së Lulzim Basha. E pyetur se di do i përgjigjej një ftese nga kreu i PD-së Lulzim Basha, Bregu tha se ai ka një problem shumë të madh që është raporti me të vërtetën duke rrëfyer se e njeh prej kohësh, që nga gjimnazi pavarësisht se nuk kanë qenë miq.

“Lulzim Basha ka një problem shumë të madh me veten. Mbase nuk kemi qenë miq të ngushtë por shokë kemi qenë. Jemi njohur në gjimnaz, e njëjta maturë e kështu me radhë. Ka një problem shumë të madh. Më shumë se inat kam keqardhje. Është raporti që ka me të vërtetën. E ka pranuar se është ai përgjegjës për listat. Raporti me të vërtetën është gjëja më e tmerrshme e një njeriu që do të vendosë rolin e lidershipit. Nuk bëhen ftesat nga studiot televizive”, tha Bregu.

Në lidhje me mosmbledhjen e strukturave të PD-së, Bregu tha se një njeri me personalitet dallon nga mashtruesi nga fjala dhe veprimit.

“Një parti politike dhe një qeveri dhe një vend as qeveriset e as drejtohet dot vetëm me retorika. Fjala me veprimin dallon çilimiun nga një i rritur. Fjala dhe veprimi dallojnë njeriun me personalitet nga mashtruesi dhe gënjeshtari”, u shpreh Bregu.

E pyetur nëse do të krijojë një lëvizje politike, ajo tha se ajo që është e nevojshme është ringritja e PD-së.

“Nuk bëj asnjë gjë nisur nga sfidat apo egot personale dhe jam shumë e qartë se çfarë ka nevojë sot, ka nevojë për të ringritur PD-në që e përsëris nuk ka asnjë gjë të përbashkët me PD-në ku u futa unë”, tha Bregu.

Për sa i përket mbështetjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për Bashën, ajo tha se ai nuk do të ishte bërë kryetar pa mbështetjen e Berishës.

“Basha nuk do ishte bërë kryetar i PD-së pa mbështetjen e Berishës. Asnjë prej nesh nuk do ishte bërë pa mundësinë që na dha ne Berisha. Nuk do ishte e mundur as mbijetesa e Bashës me kaq humbje në politikë pa mbështetje”, tha Bregu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vidal zbulon të ardhmen: Dua të fitoj gjithçka me këtë klub
Previous article Dy vëllezërit shqiptarë nuk i shpëtojnë ‘syrit’ të policëve grekë, e pësojnë keq sapo …

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT