Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital, ku ky i fundit pohon se në 20 korrik të 2015-ës banda e Halibajve rrahën dhe morën peng punonjësin e SHISH.
Sipas denoncuesit, që ka qenë një punëtor në parcelat me kanabis në një fshat në Vlorë, disa persona që pretendonin se ishin gazetarë kishin hyrë në parcela dhe filmonin, por pasi u kapën nga Habilajt u dhunuan. Ai implikon edhe policinë e Vlorës për këtë rast, ndërsa shkruan se parcelat ishin nën mbrojtjen e Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.
DENONCIMI I BERISHËS
Habilajt rrahen dhe moren peng punonjesin e SHISH!
Lexoni qendrimin e policise ndaj aktit kriminal. Rama u informua por beri te paditurin. Sb
“Psh. Z.Sali Berisha
Dua te denoncoj nje rast te ndodhur ne 20 07 2015 ne nje nga fshatrat e vlores ku une isha puntor ne parcelat e hashashit, te cilet ishin mbjellur nga vet Habilajt. Nje dit kapen dy persona nga rojet e armatosura te cilet kishin hyr ne parcelat e hashashit dhe po filmonin, pas kapjes se personave qe ne fillim u mendua se ishin gazetar’ por ne te vertet ata ishin agjent te SHISH. Pasi u kapen u goditen me grushta dhe shqelma qe te tregonin perse kishin ardhur, me pas njeri nga pjestaret e bandes i njohur si Flori Dibres’ telefonon policin e vlores dhe i tregon ngjarjen, dhe policia i kerkon qe ti behen foto personave te kapur dhe te lihen te lir dhe nese keta agjend do te hapnin gojen ateher do merej policia me ta duke nenkuptuar se do ekzekutohen nga policia sepse parcelat e habilajve mbroheshin nga vet Sajmir Tahiri. Per kete raste ne informuam vet Ramen por ai nuk reagoj?!”