• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I “REFUGJATËVE”/ Shqipëria me më pak financime për vitin 2018 (GRAFIKU)
Home
Sociale

RAPORTI I “REFUGJATËVE”/ Shqipëria me më pak financime për vitin 2018 (GRAFIKU)

10 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Agjencia e OKB për Refugjatët (UNHCR), në raportin e fundit për objektivat e 2018, paraqet në strategji ndihmën e ofruar për temën, e cila ka qenë kryefjalë e diskutimeve të organizatave botërore.

Raporti i quajtur “Apeli Global 2018-2019” paraqet burimet financiare që do të kërkohen në 2018 dhe për vitin 2019, për programet e UNHCR-së për të mbrojtur dhe për të përmirësuar jetën e dhjetëra miliona njerëzve të shqetësuar: refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit, të kthyerit, personat pa shtetësi.

Ajo thekson sfidat me të cilat ballafaqohet organizata dhe partnerët e saj në përpjekjen për t’iu përgjigjur krizave të shumëfishta, ndonjëherë kërcënuese për jetën dhe nevojat humanitare gjithnjë në rritje.

Europa është rajoni me rritjen më të madhe të buxhetit, me një rritje prej 47.9 milionë dollarë ose 6 për qind krahasuar me 2017, kryesisht për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme në shkallë të gjerë në Detin Mesdhe.

Brenda rajonit, buxheti i propozuar për Europën Lindore paraqet një rritje prej 62.5 milionë dollarësh, ose pothuajse 15 për qind në krahasim me buxhetin aktual të vitit 2017, kryesisht për shkak të rritjes së programit të refugjatëve në Turqi, si rezultat i krizës në Siri.

Kërkesat për Europën Veriore, Perëndimore, Qendrore dhe Jugore në vitin 2018 arrijnë në rreth 339 milionë dollarë, prej të cilave 238.6 milionë dollarë, ose 70 për qind, janë ndarë në Greqi, duke mbetur pak a shumë të qëndrueshëm krahasuar me 2017.

Sipas të dhënave, Shqipëria bën pjesë në atë grup shtetesh për të cilën, ndihma financiare e ofruar do të jetë nën 5 milionë dollarë.

UNHCR pret të mbetet e angazhuar në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes për refugjatët në vitin 2018, veçanërisht në lidhje me ata që vijnë në Greqi dhe Itali.

Sa i përket angazhimit të UNHCR-së me popullsinë e zgjatur të refugjatëve dhe të zhvendosurve në Ballkanin Perëndimor, pritet të ketë një tkurrje.

Aktivitetet kryesore në vitin 2018 do të përqendrohen në avokimin dhe ndihmën për qeveritë në nën-rajonet për të përmirësuar sistemet e azilit dhe për të forcuar regjimin e mbrojtjes./monitor

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Itali dhe Gjermani janë bërë pishman për VAR-in, por FIFA do e aplikojë në Botëror
Previous article Berisha DENONCON/ Dy agjentë të SHISH u kapën në parcelat me hashash të Habilajve. Ja çfarë urdhëroi...

g.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT