Policia e ka Beratit ka arritur të vërë në pranga një 49-vjeçar nga Kuçova që ka abuzuar rëndë me një vajzë 13-vjeçare. Ndërsa një 19-vjeçare, ka tentuar edhe ta trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Informacioni policor
Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.
Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:
Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.
Përgatiti: AlpeNews.al


