• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati në Orikum/ Policia identifikon autorët, pista kryesore ku po hetohet…
Home
Aktualitet
Kronikë

Atentati në Orikum/ Policia identifikon autorët, pista kryesore ku po hetohet…

14 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Pas atentatit të dy ditëve më parë në Orikum, policia ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen, duke identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes, ndërsa një person është vënë në pranga.

Sipas uniformave blu të Vlorës, autorët janë ende në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, ndërsa u arrstua shoku i djalit të plagosur që i bënë atentat, pasi në makine iu gjet drogë.

I riu që iu bë atentat në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç, ndërsa droga e gjetur në mjet, është edhe pista kryesore ku po heton policia.

Dyshohet se shkak për konfliktin mes autorëve dhe 23-vjeçarit të plagosur, të jetë prishja e pazareve të drogës.

Edhe i arrestuari Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, i cili ndodhej në vendngjarje, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se përpara plagosjes, mes autorëve dhe shokut të tij ka patur një debat verbal.

INFORMACIONI
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme nga Policia në lidhje me ngjarjen (plagosjen me armë zjarri), të ndodhur në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B., duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dhe janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volksëagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur “Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip “Ford Fiesta” Policia ka konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy automjete, një mjet Volksëagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar, lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERAT, përdhunoi 13 vjeçaren dhe tentoi të trafikonte një tjetër/ Arrestohet 49 vjeçari
Previous article Champions League/ Goli i Sadio Mane shpallet më i bukuri në fazën e grupeve (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT