• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BEOGRADI NUK MBËSHTET PAQEN”/ Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Po bën deklarata kërcënuese e të papranueshme!
Home
Rajon

“BEOGRADI NUK MBËSHTET PAQEN”/ Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Po bën deklarata kërcënuese e të papranueshme!

21 July, 2025 s.autor Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u shpreh se Serbia do të “përgjigjet ashpër” ndaj arrestimit të Igor Popoviq, i ndaluar për shkak se e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”.

Kurti i cilësoi këto deklarata si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova është një shtet demokratik dhe ligjor, ku drejtësia vepron pa dallime etnike apo politike.

“Republika e Kosovës është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara e zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë, pozitës apo ndikimit politik,” deklaroi Kurti. Sipas tij, arrestimi i Popoviq lidhet me vepra penale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes etnike, dhe po trajtohet nga institucionet përkatëse në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Ai shtoi se retorika e Vuçiçit nuk është qëndrim individual, por politikë shtetërore që synon të minojë drejtësinë dhe paqen në rajon. “Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes,” tha Kurti.
Kurti theksoi gjithashtu se sulmet verbale ndaj UÇK-së janë një provokim i drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve dhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILIONA EURO NGA ZVICRA NË SHQIPËRI/ Burg për dy të arrestuarit shqiptarë, kapet edhe...(EMRAT)
Previous article "INTERESI PËR BANESAT ME KREDI DO TË BJERË"/ Banka e Shqipërisë: Kufizimet do reduktojnë kërkesat në tre-mujorin e tretë të vitit

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT