• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“INTERESI PËR BANESAT ME KREDI DO TË BJERË”/ Banka e Shqipërisë: Kufizimet do reduktojnë kërkesat në tre-mujorin e tretë të vitit
Home
Ekonomi

“INTERESI PËR BANESAT ME KREDI DO TË BJERË”/ Banka e Shqipërisë: Kufizimet do reduktojnë kërkesat në tre-mujorin e tretë të vitit

21 July, 2025 s.autor Ekonomi

Një rënie e kërkesës për kredi për banesa pritet të ndodhë gjatë gjysmës së dytë të vitit në vend.

Në raportin e aktivitetit kreditues, Banka e Shqipërisë parashikon një reduktim të interesit për kredi për banesa nga individët, ndikuar kjo nga kushtet e kufizuara në tavanet e kredive për pasuritë e paluajtshme.

Për ekspertët bankarë, një vendim i tillë mund të ndikojë lehtësisht, por pa luhatur trendin ndër vite të kreditimit.

“Edhe pse, pavarësisht rregullores së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e kredisë në pasuritë e patundshme, s’do të ndikojë, pasi kërkesa është e lartë për të investuar në Airbnb, turizëm, etj”, shprehet eksperti bankar, Artan Gjergji.

Nga ana tjetër, bizneset kanë mbajtur të lartë kërkesën për kredi, ndikuar nga nevojat e shtuara për financim në mbulimin e investimeve të planifikuara, treguesi i besimit të biznesit dhe të konsumatorit, si edhe ambienti i favorshëm i normave të interesit.

“Kemi një rritje të kreditimit në të njëjtën linjë me zhvillimin e sektorëve. Kanë prirje për t’u ekspozuar ndaj investimeve më të mëdha për t’i shërbyer kërkesës gjithnjë e në rritje në turizëm, agroindustri, etj. I përshtaten kërkesës, përmirësojnë kriteret dhe, në pamundësi me kapitalin e tyre, i drejtohen kredisë. Gjithashtu, ndryshimi i normës së interesit pritet t’i japë shtysë pozitive rritjes së kreditimit. Qëllimi i uljes së normës së interesit është rritja e ofertës monetare në lekë, ose thënë ndryshe, rritja e kredisë në lekë”, shton Gjergji.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në përmirësim kanë qenë edhe bilancet e bizneseve, të cilat shfaqën një kërkesë më të ulët në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet në tremujorin e dytë të vitit. Për muajt pasardhës, për këtë sektor, Banka Qendrore parashikon një rritje të kreditimit për investime, nxitur edhe nga kërkesa në treg për më shumë mallra dhe shërbime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BEOGRADI NUK MBËSHTET PAQEN"/ Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Po bën deklarata kërcënuese e të papranueshme!
Previous article "DUMANI SA NUK ËSHTË PËRLESHUR FIZIKISHT ME NJË GJYKATËSE"/ GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT