Dy persona jane arrestuar ne Korce, pasi akuzohen se kane dhunuar me sende te forta nje shtetas 35 vjecar ne Korce. Policia ben me dije se ka arrestuar Kreshnik Xhafa, 29 vjeç dhe Asllan Xhafa, 38 vjeç, banues në Lavdar-Korçë.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Kreshnik Xhafa, 29 vjeç dhe Asllan Xhafa, 38 vjeç, banues në Lavdar-Korçë. Pasi në lagjen nr 17, për motive të dobëta, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin D.P, 35 vjeç, banues në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë”; kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal.


