• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BAZA E NATO-S NË KUÇOVË/ Rama: Do të luajë rol kyç në operacionet dhe stërvitjet e Aleancës
Home
Politikë

BAZA E NATO-S NË KUÇOVË/ Rama: Do të luajë rol kyç në operacionet dhe stërvitjet e Aleancës

27 February, 2024 s.autor Politikë

Baza Ajrore Taktike e NATO-s do luajë rol kyç në stërvitjet e NATO-s”, kështu ka deklaruar mëngjesin e kësaj të marte (27 shkurt) Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit u shpreh se Baza Ajrore do të hapet së shpejti në Kuçovë dhe do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore  me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.

Kjo bazë është shndërruar në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO-s dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës.

Ajo është e vetmja bazë taktike për operacionet kombëtare dhe operacionet me rëndësi strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Investimi në Bazën Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove.

Ajo konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "METAMORFOZA"/ Arrestohet në Dubai Denis Bajri! Akuzohet nga SPAK se ka vrarë Gjin Ndojin në 2020, me porosi të Ervis Martinajt
Previous article KRIMI HORROR/ Motra e Pëllumb Metës: Ai mori para borxh për ta sjellë në Holandë djalin që e vrau. Më tha ‘le ta shohë Europën’

s.autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT