• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI HORROR/ Motra e Pëllumb Metës: Ai mori para borxh për ta sjellë në Holandë djalin që e vrau. Më tha ‘le ta shohë Europën’
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI HORROR/ Motra e Pëllumb Metës: Ai mori para borxh për ta sjellë në Holandë djalin që e vrau. Më tha ‘le ta shohë Europën’

27 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja në Durrës ku Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e vet tronditi opinionin publik.

E tronditur nga kjo ngjarje u shpreh edhe motra e viktimës, Lutfie Muka Meta, e cila ishte në një lidhje Skype për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ajo hodhi akuza ndaj bashkëshortes së vëllait të saj, Blerina Metës.

“Flet si bilbil aty dhe mundohet që të gjitha hipotezat që hedh tani në media, apo që raporton, janë totalisht jo të bazuara në asnjë moment në jetën reale që ata në shtëpi kanë. Do që të gjitha paranojat që ka në kokë t’i fusë në këpucët e vëllait tim që të bëhet sa më e besueshme”, tha ajo.

Sa i përket dy nipërve dhe mbesës që akuzohen për vrasjen, ajo ndalet tek Hyseni që thotë se pëlqente jetën e luksit. Akuza hedh sërish ndaj Blerina Metës që thotë se i ushqeu fëmijët që t’i hidhen kundër babait të tyre.

“Kur vëllai kishte humbur direkt më ka shkuar mendja tek fëmijët sepse mendoja fëmijët po rriteshin, se djali i madh kishte pretendime. Ai s’punonte, por pretendime kishte. E dinte shumë mirë jetën e luksit se ka ardhur tek unë në Holandë. U mundua të ikte dhe siç janë ligjet e çdo shteti që po të ikësh jashtë shteti duhet të kesh një farë finance në xhep, se pavarësisht se ai po vinte tek halla, duhet të kishte një farë finance në xhep, edhe vëllai im, ky babai kaq i keq i përshkruar që turp t’ju vijë atyre që e përshkruajnë kështu. Turp! Kjo është një traumë e madhe jo vetëm për ne që na ka zënë kjo fatkeqësi makabre, por kjo është traumë për të gjitha familjet shqiptare që keqinterpretohen nga çdo njeri që nuk është i përgjegjshëm për familjen që rrit dhe sjellin të tilla monstra siç është zonja që ka ushqyer të tre fëmijët t’i hidhen kundra babës. Djali deshte jetë luksi, erdhi në Holandë edhe e pa sesi ishte. Vëllai i mori paratë borxh dhe e ka sjellë të shihte Europën. O ti motër le të shkojë ta shohë Europën tha dhe le të kthehet se vjen me mendime të tjera. Ky ishte ai babai kaq i keq? Pse nuk e thotë zonja këtë gjë që ky babai mori para borxh dhe e çoi djalin jashtë që të shihte Europën?”, tha e motra e viktimës.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin.

Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAZA E NATO-S NË KUÇOVË/ Rama: Do të luajë rol kyç në operacionet dhe stërvitjet e Aleancës
Previous article FATI I PENGJEVE NË GAZA/ Sa janë liruar dhe vrarë, sa janë ende në duart e Hamasit

s.autor

Postime të ngjashme

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT