Denis Bajri është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”.
Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit, kryer më datë 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër. Arrestimi i Bajrit u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe zyrave të Interpolit. Denis Bajri pritet të ekstradohet në Shqipëri ku do t’i nënshtrohet gjykimit të drejtësisë.
‘Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoji), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.’- njofton policia.
Ervis Martinaj ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Gjin (Borici) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij. Në këmbim të vrasjes së Gjin Ndojit, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut. Nuk dihet shkaku se pse Martinaj e donte të vrarë Gjin Ndojin.
Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin për ekzekutimin e Ndojit në Shkodër. Bajri ia la për ta kryer porosinë e vrasjes Denis Bajrit. Behar Bajri dhe Ndoji ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes Bajri shkoi edhe në varrim. Ndërsa vrasjen e Musabelliut e kërkonte Pëllumb Gjoka, pasi kishte tentuar ta vriste këtë të fundit në vitin 2017. Mirëpo kjo vrasje nuk u realizua.


