• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKIA E TIRANËS NIS EPOKËN E RE TË MAKINAVE ELEKTRONIKE/ Veliaj: Zero ndotje dhe më pak kosto
Home
Sociale

BASHKIA E TIRANËS NIS EPOKËN E RE TË MAKINAVE ELEKTRONIKE/ Veliaj: Zero ndotje dhe më pak kosto

31 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Krahas flotës së taksive elektrike që kanë hyrë në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin edhe të flotës së saj të automjeteve. Policia Bashkiake është një prej institucioneve nën varësi të Bashkisë që është pajisur me mjetet e reja të cilat kanë jo vetëm kosto shumë herë më të ulët, por edhe nuk ndosin ambientin duke kontribuar për një mjedis më të pastër. Për të nxitur përdorimin e tyre edhe nga qytetarët, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi në një bashkëpunisedim me Ardin Gjebrean tek “E dila Shqiptare” se Bashkia ka vendosur edhe pika karikimi falas.

Erion Veliaj: Janë 56 makina të Policisë Bashkiake, që është e gjithë flota jona e makinave elektrike. Unë besoj që njerëzit duhet të jetojnë stilin e jetës që predikojnë, pra nëse ne predikojmë një qytet të pastër duhet ose me biçikletë, ose me makinë elektrike ne të parët, që pastaj të tjerët të thonë: Ej kur e bën ky i pari i vendit, ta bëjmë edhe ne të tjerët.

Ardit Gjebrea: Nëse do ndjekim dikë, sa zgjat korenti?

Erion Veliaj: Ke parë shumë filma në karantina, po tipikisht Policia

Bashkiake nuk bën ndjekje sepse është vetëm e territorit të Tiranës, është Policia e Shtetit që në fakt gjithashtu ka një flotë, por kryesisht për policinë rrugore.

Ardit Gjebrea: Sa zgjat korenti?

Erion Veliaj: 250 km. Pra një karikim i plotë është 250 km, nëse do ecësh me një shpejtësi të madhe, nëse do ecësh të themi brenda normave të qytetit, ku shpejtësia në qytet është 30 km, duhet të ecim në mënyrë të kujdesshme, zgjat, pra mund të bëjë dhe 300 km. Kështu që intensiteti i përdorimit ka dhe kohën, po unë them autonomia 250-300 km për këtë Tiranën tonë del edhe tepron.

Erion Veliaj: Jemi sot në një situatë ku praktikisht të gjitha shërbimet e patrullimit i kemi transferuar në makina elektrike, shërbimet tek parku i liqenit janë gjithashtu elektrike, ka qenë një donacion nga Coca-Cola. Më vjen mirë që Policia Bashkiake, Policia e Shtetit janë avangard, por shoh edhe shumë kompani që kanë hyrë në këtë treg, kompani private, një bankë, banka Credins, taksitë. Ne kemi ndryshuar edhe një element, pra nëse dikush do të marrë një medalion taksie, për shembull edhe në Neë York, në Londër, edhe në Paris ato janë të kufizuara, pra t’i duhet të presësh që të dalë në pension një taksixhi, që ti të aplikosh për medalionin që hapet, që mund të zgjati një pritje 5 deri në 7 vite. Ndërkohë ajo që kemi bërë është që për 24 orë, po solle makinë elektrike. Kështu që kishim një aplikim para ca ditësh nga City Taksi, për 300 makina elektrike. Po të shikosh nga viti në vit edhe shumë biznese po i bien llogarisë dhe po iu del që kushton më lirë të transferojnë transportin elektrik, se sa transportin me ato që quhen lëngje fosile, benzinë ose me naftë. Harxhon më shumë, ke shumë shpenzime, vaj, mekanik. Ndërkohë e gjitha makina është në thelb një bateri e madhe me rrota, pra nuk kanë motor është vetëm një bateri.

Ardit Gjebrea: Ku do ta karikoj unë këtë bateri?

Erion Veliaj: Tani kemi disa mënyra karikimi. Nëse ti je një qytetar privat, Bashkia e Tiranës, si tek parikimi tek Sheshi Skënderbej, ashtu edhe tek parkimi Bulevardi i Ri, të ofron parkimin falas edhe energjinë falas. Kryesisht për ta stimuluar, në momentin që do kemi mijëra njerëz kjo do komercializohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË FOKUS, RIMËKËMBJA E EKONOMISË"/ Denaj: Qeveria po përgatit paketën e tretë për bizneset
Previous article SPEKTAKOLARE/ Pas shiut, ylberi shndrit mbi Tiranë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT