• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bashkia e Tiranës aksion për mbylljen e bizneseve jashtë kushteve mjedisore
Home
Sociale

Bashkia e Tiranës aksion për mbylljen e bizneseve jashtë kushteve mjedisore

29 October, 2017 F.autor Sociale


Të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve të automjeteve dhe metaleve të tjera, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë së Tiranës pa plotësuar kushtet e kriteret mjedisore, do të mbyllen.
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të mbështetura nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, nisën sot në terren aksionin për verifikimin e dokumentacionit dhe mbylljen e të gjitha pikave të skrapit që funksionojnë në Tiranë, në kundërshtim me parashikimet ligjore mjedisore dhe për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në portalin “Bashkëqeverisja me qytetarët”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku morën pjesë në aksionin e sotëm që u fokusua në disa nga pikat më të mëdha të grumbullimit të mbetjeve për skrap që funksiononte në zonat e banuara, ndërsa theksuan se aksioni do të vijojë në gjithë territorin e Tiranës për të vazhduar më pas në gjithë vendin.

“Jemi në një aksion të përbashkët me Bashkinë e Tiranës dhe strukturat tona të mbrojtjes së mjedisit, në zbatim të një prej ankesave të mëdha që kemi marrë në platformën tonë të bashkëqeverisjes. Qytetarët janë ankuar në platformën e bashkëqeverisjes, ne kemi ndjekur shqetësimet e tyre dhe së bashku me Bashkinë e Tiranës kemi ardhur këtu për të parë një nga problematikat më të mëdha, atë të zgjidhjes përfundimtare të zonave të cilat mbledhin skrapin, zonave të cilat mbledhin mbetjet urbane të qytetit, të cilat kryhen jashtë normave të plotësimit të lejes mjedisore”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Më tej, ai shtoi se nuk mund të lejohet që pika të tilla grumbullimi të jenë pa kushtet minimale dhe pa standardet optimale të realizimit të këtij aktiviteti. “Është e patolerueshme që në qytete të mëdha, por edhe kudo që ndodhen, qytetarët ankohen dhe organet shtetërore janë të pafuqishme për të vepruar. Sot gjetëm konsensus edhe me biznesin të cilit iu la një periudhë kohe për të rehabilituar situatën dhe për të mos lejuar vazhdimin e kësaj situate në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme, jashtë rregullave normale të funksionimit të biznesit, por edhe të mbrojtjes së mjedisit”, tha Klosi, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që konstatojnë shkelje të tilla t’i denoncojnë ato në Platformën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të vendosur rregull në këtë lloj aktiviteti dhe për t’i dhënë përgjigje një shqetësimi të vazhdueshëm të qytetarëve të Tiranës. “Aksioni i sotëm është pjesë e një nisme të ndërmarrë në bashkëpunim me ministrinë. Sipas informacioneve që kemi, operojnë më shumë se 170 pika të cilat grumbullojnë mbetje nga më të ndryshmet, një pjesë madhe e tyre janë brenda zonave të banuara. Qytetarët kanë shprehur në mënyrë të vijueshme shqetësimin për këto pika dhe për ndotjen mjedisore, por edhe për trafikun e krijuar, si edhe për anën estetike dhe mënyrën se si hyjnë e dalin mjetet nga aty. Ky është një problem i cili nuk mund të vijojë”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Mazniku.

Ai theksoi se të gjitha pikave të skrapit në Tiranë do t’u verifikohet dokumentacioni dhe kushtet në të cilat ushtrojnë aktivitet. Ato që nuk arrijnë të plotësojnë kriteret ligjore do të mbyllen. Mazniku bëri të ditur se vetëm në fazën e parë janë konstatuar më shumë se 30 prej këtyre bizneseve të këtij lloji që funksionojnë në kundërshtim me ligjin. “Nuk mund të kemi në mes të qytetit pika të cilat merren me riciklimin e grumbullimin e mbetjeve, ato duhet të jenë të sistemuara e organizuara dhe të funksionojnë sipas të gjithë procedurave ligjore. Në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë kemi rishikuar lejet mjedisore të këtyre mjediseve dhe më shumë se sa 30 prej tyre gjatë javës së fundit u është revokuar leja mjedisore sepse nuk kanë qenë brenda kushteve për të pasur një leje mjedisore”, shtoi Mazniku.

Ai bëri të ditur se ky është një aksion i cili do të vijojë dhe asnjë biznes i këtij lloji, i cili grumbullon mbetjet brenda qytetit, nuk do të ketë mundësi të vijojë të funksionojë jashtë parametrave ligjorë dhe mjedisorë për të kryer këtë aktivitet. “Ky është vetëm hapi i parë i një aksioni që do të vijojë ditë pas dite, deri sa të sigurohemi që qyteti do të jetë të paktën në këtë lloj fushe brenda parametrave civilë, mjedisorë, por edhe funksionalë për biznesin”, u shpreh Mazniku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA, 45-vjeçarja shkon në spital duke menduar se kishte probleme me veshkat, sjell në jetë një djalë
Previous article Ema Andrea provokon sërish: Pse pranova të zhvishem gjysmë nudo në shfaqjen e Dino Mustafiç

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT