• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKËSHORTI NË FRONTIN E PARË KUNDËR COVID19/ Mjekja: Në asnjë moment s’i kemi thënë mos shko në punë. Historia kur u infektua nga pacienti me grip derri
Home
Sociale

BASHKËSHORTI NË FRONTIN E PARË KUNDËR COVID19/ Mjekja: Në asnjë moment s’i kemi thënë mos shko në punë. Historia kur u infektua nga pacienti me grip derri

26 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Një familje mjekësh: Ajo dermatologe, ai mjek i njohur infeksionist, në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Asnjëherë, as ajo, as fëmijët, dhe as prindërit e tij, nuk i kanë thënë të lë detyrën në këto ditë të vështira për kombin shqiptar, edhe pse më herët ka rrezikuar kur është infektuar ng anjë pacient me virusin AH1N1 (gripin e derrit). E tillë është historia e profesorit të njohur Arjan Haxhi dhe bashkëshortes së tij, mjeke dermatologe Erjona Shehu.

Në një komunikim me Skype me Report Tv, doktoreshë Erjona na tregon si po i kalon këto ditë në shtëpi, dhe merakun e saj si bashkëshorte, për Arjanin, i cili prej ditësh është në ballë të parë për të qëndruar pranë të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

“Të gjithë profesionistët të të gjitha fushave që sot janë në punë janë të rrezikuar, mjekët i kanë më të mëdha mundësi për riskun. Nuk është hera e parë që bashkëshorti im apo kolegët e mi përballen me këto situata. Kur ishte epidemia e gripit të derrit bashkëshorti im u sëmur e mori virusin nga pacienti u vetëiozolua në shtëpi se në spital nuk kishte vende.  Kanë pasur të gjithë incidentet me pacientët. Ajo që duhet të kemi parasysh është të mos i konsiderojmë mjekët heronj vetëm në këto ditë, por përmes këtyre ditëve të kuptojmë peshën e madhe që ata mbajnë. COVID-19 është shumë i zhurmshëm, por mjekët përballen përditë me të tilla situata. Në asnjë moment as vajzat e mia, as unë, as prindërit e bashkëshortit im nuk i kanë thënë kurrë mos shko në punë, as e kemi menduar ta themi, ata punojnë dhe e bëjnë me shumë dëshirë dhe përkushtim këtë gjë”, tregon mjekja Erjona Shehu.

Shehu ndan edhe një apel për të gjitha ata pacientë që kanë fshehur nga mjeku historikun e udhëtimeve që kanë pasur në zona të kuqe me COVID-19, duke i infektuar ata. Sëmundja nuk pyet se kë zgjedh, thotë ajo, dhe i vetmi aleat ne këtë luftë me të cilin duhet të tregohemi të sinqertë, ësht ëmjeku.

“Ne nuk kemi kulturë do vijë duke u krijuar me kohën. Sëmundja nuk të zgjedh se ti ke një problem social, ke dika që nuk shkon, apo je ndryshe apo më problematik me shoqërinë, nuk duhet të vetë stigmatizohemi nëse kemi një sëmundje. Sëmundja nuk bën dallim. Që nga i pari i shtetit e deri tek i fundit në thonjëza se për mua janë të barabartë, tek i fundit i këtij vendit. si nga i pasuri tek i varfri, sëmundja nuk njeh shtresë, status ekonomik apo formim kulturor. I vetmi që është aleat në këtë sëmundje është doktori, dhe duhen nxjerrë kartat në tavolinë, në momentin që je i sinqertë me mjekun, gjendet zgjidhja. Jeta është vetëm një nuk ka të dytë, dhe atë jetë ta jetojmë ta mbrojmë, dhe siç duam të mbrojmë jetën tonë të mbrojmë edhe të tjerëve”, apelon ajo.

A i ka marrë Shqipëria masat e duhura për të parandaluar përhapjen e COVID-19? Mjekja dermatologe Erjona Shehu, thotë se kjo është më e mira e mundshme, në kushtet kur shqiptarët ende nuk e kanë kulturën për të ruajtur higjienën personale e po ashtu edhe kontrollin e vazhdueshëm shëndetësor.

“Ne po e përballojmë ashtu sikurse në kushtet e Shqipërisë duhet ta përballojmë. Nuk bëhet fjalë vetëm për nivelin shëndetësor, por edhe socio-ekonomik. Nuk kemi nivel të lartë higjiene, kemi probleme të mëdha me kujdesin ndaj shëndetit, e lëmë gjithmonë në moment të fundit. Është shumë mirë që janë marrë këto masa drastike. Është e vetmja formë për të minimizuar përballjen me sistemin shëndetësor. Mos o zot mos përfundofshim aty ku ndodhet fatkeqësisht Italia sot. Është gjëja më e mirë të respektohen të gjitha këshillat, rregullat deri në urdhra. Duke parë afrimitetin që ne kemi me Italinë, atë shkëmbim masiv, sa filloi kjo situatë unë i publikova rregullat e OBSH-së se nuhata se do e kishim edhe ne impaktin tonë, është e paevitueshme. Do vinte ky moment. Duke parë që është një virus shumë i panjohur”, u shpreh mjekja.

Nuk i ka lënë pas detyrat e shtëpisë si mjeke, teksa në këto ditë po i shërben të gjitha nënave që kanë shqetësime për fëmijët e tyre. Bën minimumi 10 konsulta online me prindërit duke i këshilluar, teksa na thotë se për çdo rast që kërkon trajtim mjekësor, vizitat janë të sigurta.

“Këto ditët e fundit në shtëpi, kam pasur shumë detyra shtëpie, jo vetëm të mijat, por edhe fëmijët që na kanë uzurpuar mjetet e komunikimit se bëjnë mësimet online. Pjesa e dytë lidhet me profesionin. Pavarësisht se janë e vetëmbyllur fizikisht vazhdoj ta ushtroj profesionin, jo pa qëllim bëra një njoftim me qëllim që çdo prind që ka nevojë për konsultë dermatologjike të shkruajë. Jo çdo gjë zgjidhet përmes pamjeve, por në momentet që do kishte diagnoza të tjera, do kërkohej kontakti me mjekët ku ofrohet shërbimi shumë i sigurt. Minimumi 10 konsulta online në ditë me prindër që kanë probleme me fëmijët e tyre, më së shumti ata deri në moshën 5-vjeçare”, tha Erjona Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË MARRËSH SHEMBULL NGA AI"/ Lapo Elkan mbron CR7, i kthehet keq ish-presidentit të Juventusit
Previous article KORONAVIRUSI/ Përdori maskat si sytjena, fansat “masakrojnë” sportisten ruse (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

PISTA TË REJA PËR VRASJEN E EDMOND SUKËS/ Në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde Aktualitet

PISTA TË REJA PËR VRASJEN E EDMOND SUKËS/ Në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT