Gjatë mbledhjes së qeverisë në qarkun e Shkodrës, ministrat u ndalën në bashkinë e Pukës për të diskutuar platformën e bashkëqeverisjes. Drejtuesi politik i këtij qarku, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në fjalën e tij falenderoi të gjithë banorër e Pukës dhe të Fushë-Arrësit për besimin qe i kanë dhënë Edi Ramës dhe qeverisë së tij si një votë e qartë për të qeverisur me qytetarët për qytetarët. Ministri Bushati u shpreh se Puka dhe Fushë-Arrësi janë transformuar keto 4 vjet dhe për këtë ai falenderoi veçanërisht dy kryetarët e bashkisë por edhe deputetin Pjerin Ndreu i cili është investuar maksimalisht për thithjen e investimeve në ketë zonë. “Në këtë zonë po lulëzon jeta ekonomike, falë projekteve të rilindjes urbanë, ndërhyrjes ne inftastrukturë dhe lidhjes me Rrugën e Kombit”, nenvizoi Bushati.
Ministri Bushati dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ndalen fillimisht dhe në gjimnazin “Sabah Sinani”, të rikonstruktuar së fundi nga qeveria shqiptare. “Më bënë shumë përshtypje vargjet e vendosura në muret e këtij gjimnazi, më shumë prej të cilave ato të Nënë Terezës., “Ne kemi ardh në kete jetë, jo për te bërë gjëra të mëdha por për te bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, nënvizoi Bushati duke kërkuar angazhimin e të gjithëve për të kontribuar ne zhvillimin e kësaj zone


