Ndalesa e radhës e Sali Berishës me “Foltoren” e tij ka qenë në Berat, ku ka komentuar Vettingun e Politikanëve, propozim i Lulzim Bashës.
Amendamenti që Rama dërgon nëpërmjet tij në parlament, vettingu i politikanëve është i domosdoshëm, e kam mbështetur, por jo mbi rregulla policeske që mund ta përdor dikush për të marrë peng deputetë. Ne bëmë një ligj komisioni i Venecias e përmbysi, Vettingu i politikave bëhet në mënyrë transparente,shtoji në formularin e deputete problemet, krijo komisionin e etikës pranë parlamentit.
S’ka prokurori politike, i kemi të gjitha mekanizmat, se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozijë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputete duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë.


