• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA PRESIDENT? Edith Harxhi: Nuk merrem me shaka të tilla, megjithë respektin që kam për Alibeajn, ai…
Home
Politikë

BASHA PRESIDENT? Edith Harxhi: Nuk merrem me shaka të tilla, megjithë respektin që kam për Alibeajn, ai…

2 April, 2022 s.autor Politikë

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edith Harxhi, ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga Korça, ku ka folur në lidhje me zhvillimet brenda PD-së. Harxhi tha se vota është ajo që duhet të vendosë fituesit, dhe çdokush ka të drejtë që të jetë pjesë e garës.

Sipas Harxhit, riorganizimi i brendshëm i PD do të duhet që të bëhet përpara garës së vitit të ardhshëm për zgjedhjet lokale, ku mobilizimi duhet të jetë i lartë.

“Vota është ajo që do të vendosë në fund fare fituesit por ne të gjithë do të jemi fitues për arsye sepse fituesi nuk do të jetë më në bazë të statutit tonë, vetëm një individ, por do të jetë e gjithë anëtarësia e PD dega Korçë.

Ky riorganizim natyrisht i prin organizimit të ardhshëm që do të kemi pas disa muajsh për përgatitjen e primareve për kandidat për kryetar të bashkisë së Korçës. Natyrisht do të jetë një organizim i cili do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë arsye angazhimi i çdo anëtari të degës Korçë dhe bashkimi i anëtarësisë pranë komisionit të rithemelimit do të ishtë ajo çfarë duhej të bëhej për të bërë të mundur një fitore të partisë demokratike së shpejti. E theksoi bashkimi dhe vota janë dy çështjet kryesore për të cilat partia demokratike do nderohet në të ardhmen”, tha Harxhi.

Demokratja ftoi që çdokush të bëhet pjesë e garës për kreun e PD-së në Korçë, ndërkohë që deri tani nuk janë paraqitur kandidatura.

“Deri tani nuk kemi asnjë kandidat zyrtar për postin e kryetarit në degën e Korçës dhe unë ftoj të gjithë anëtarësinë të gjithë ata që përmbushin kriteret që janë vendosur për kandidimin që të bëhen pjesë e këtij procesi.

Pra një anëtar një votë, votimi i gjithë anëtarësisë në mënyrë transparente dhe të pastër do të jetë ajo që do të përcaktojë fituesin. Deri tani nuk ka pasur kandidatë  ka pasur vetëm fjalë dhe un nuk do të doja të bazohesha tek fjalët e vogla që janë shumë të bukura për Korçën.

Me këtë rast dëshiroj të bëj një apel kundërshtarëve politikë në Korçë dhe tju them që PD-ja po kthehet fuqishëm dhe të masin forcat me ne së shpejti“, u shpreh Harxhi.

Ndërkohë sa i takon Bashës, ajo tha se dera e PD do të jetë e hapur për këdo, qoftë edhe për të larguarit.

“Lulzim Basha është i dorëhequr pavarësisht se ishte i shkarkuar më parë me Kuvendin e datës 11 dhjetor dhe me votën e anëtarësisë dhe me votën e qytetarëve shqiptarë në datën 6 mars të cilët provuan se kush ishte forca e vërtetë opozitare në vend.

Unë nuk kam asnjë dilemë që Basha do të jetë pjesë e anëtarësisë nqse dëshiron të jetë, dera është e hapur për çdo kënd. Për deputetët, kanë filluar bisedimet, kanë hyrë nëpër panelet tona në grupet tona të punës dhe janë në çdo rast të ftuar sepse janë një trup legjitime e zgjedhur nga vota e shqiptarëve.

Bashkimi vjen vetëm nëpërmjet votës. Dhe në asnjë mënyrë nuk vjen nëpërmjet përçarjes. Dhe kjo votë, ky bashkim bëhet i mundur nëpërmjet frymës që u krijua nga foltoret. Fati është zgjedhje personale kush dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi mund të jetë kush nuk ka dëshirë e zgjedh vetë fatin e tij.

Nga info që unë kam mbledhjet e grupit parlamentar do të vazhdojnë po njësoj, bashkimi i anëtarësisë nuk mund të përçahet nga një, dy tre individë”, tha Harxhi, ndërkohë që u pyet nga gazetarët në lidhje me zërat se Lulzim Basha mund të jetë kandidat për president të vendit.

“Komisioni i rithemelimit nuk ka diskutuar asnjë kandidaturë dhe aq më tepër kandidaturën e Luzim Bashës nuk e mendoj që është një objekt diskutimi për komisioni, objekti i vetëm i diskutimit është vetëm riorganizimi dhe zgjedhjet e të gjitha strukturave dhe kuvendi i datës 30 prill ku do të dalë këshilli i ri kombetar, kryesia e re e PD dhe gjithë forumet e tjera. Sa i përket kandidaturës së Lulzim Bashës për president unë preferoj të mos merrem me shaka të tilla”, ishte përgjigja e Harxhit.

Sa i takon kushtit të Enkelejd Alibeaj, për negociata dhe bashkim me kushtin që Berisha të mos jetë pjesë e garës për kreun e PD, Harxhi dha këtë përgjigje:

Nuk ka negociata, unë me gjithë respektin që kam për zotin Alibeaj që un e njof shumë herët në PD, mendoj që zoti Alibeaj vetë duke qënë se vjen nga një shtresë të persekutuarisht në Shqipëri, mendoj që ai duhet ta kuptojë shumë mirë që liria dhe vota e lirë janë ato që përcaktojnë në çdo moment të ardhmen e një institucioni politik, institucion kushtetues siç është dhe partia demokratike në këtë rast dhe partia e parë antikomuniste në Shqipëri.

Mendoj që nuk mund të ketë asnjë lloj bashkimi dhe asnjë lloj negociate me kushte. Demokratët i kanë mbyllur kushtet përfundimisht, kanë 9 vjet që punojnë me kushte dhe këto kushte nuk vlejnë më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME PRANGA NË DUAR DHE I SHTRËNGUAR NGA POLICËT/ Momenti kur Alqi Bllako i drejtohet qelisë (VIDEO)
Previous article RRËMBEHET ZYRTARI LOKAL NË UKRAINË/ Po shoqëronte një dërgesë me ndihma kur kap nga forcat ruse

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT