• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME PRANGA NË DUAR DHE I SHTRËNGUAR NGA POLICËT/ Momenti kur Alqi Bllako i drejtohet qelisë (VIDEO)
Home
Breaking News

ME PRANGA NË DUAR DHE I SHTRËNGUAR NGA POLICËT/ Momenti kur Alqi Bllako i drejtohet qelisë (VIDEO)

2 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Me pranga në duar dhe i shtrënguar nga të gjitha anët nga efektivët e policisë, është nxjerrë ish-deputeti i PS Alqi Bllako nga GJKKO pasi kjo e fundit e la në arrest me burg në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Ish-deputeti tashmë i drejtohet qelisë. Në video vihet re momenti kur Bllako futet në furgonin e policisë i ndihmuar nga efektivët.

Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me aferën e inceneratorëve pas Lefter Kokës.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.

Avokati Sokol Hazizaj i ka kundërshtuar këto akuza në përfundim të seancës duke e quajtur vendimin të padrejtë. Ai goditi SPAK duket thënë se është në pamundësi për të bërë një analizim dhe se nuk është Bllako ai që ka firmosur faturat: Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave”.

I pyetur për udhëtimin me Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk ka prova. “Nuk është provë bindëse sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto, etj”, tha ai duke shtuar se klienti i tij ka qenë në të njëjtën linjë me të”.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GLLABËRIMI I SHESHIT TË FLAMURIT"/ Rama i përgjigjet opozitës: Dinë të bëjnë përsheshe me baltë
Previous article BASHA PRESIDENT? Edith Harxhi: Nuk merrem me shaka të tilla, megjithë respektin që kam për Alibeajn, ai…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT