• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA MERR VENDIME PA NA PYETUR”/ Foltorja e Berishës përçan PD-në e Durrësit
Home
Politikë

“BASHA MERR VENDIME PA NA PYETUR”/ Foltorja e Berishës përçan PD-në e Durrësit

6 October, 2021 s.autor Politikë

Që prej 9 shtatorit, kur kreu i PD, Lulzim Basha, lexoi vendimin e tij personal për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, partia më e madhe opozitare në vend, ka kaluar orë të ethshme. Disa prej figurave më të njohura të PD-së janë pozicionuar krahas Berishës.

Report Tv është përpjekur të marrë një reagim nënkryetarin e degës së PD Durrës, Dritan Burgija për të mësuar qëndrimin e tij mbi vendimmarrjen e Bashës, por gjithashtu për të mësuar më shumë qëndrimet e tjera që janë mbajtur në mbledhjet e kryesisë.

Sipas Burgisë, në këto tetë vite janë marrë vendime pa u pyetur kryesia dhe forumet, vendime të cilat kanë rezultuar të gabuara. Përsa i përket situatës në PD dega Durrës, Burgija tregon se Berisha ka gjetur mbështetje të gjerë, gjë e cila u pasqyrua dhe në foltoren e Durrësit.

Përsa i përket qëndrimeve të tij, ai u shpreh i qartë se duhet kthyer shpresa ndaj Demokratëve të lodhur dhe të gjendur në udhëkryq, duke shpresuar në efekte të shpejta të levizjeve të fundit për t’u përgatitur për betejat e radhës.

Ndërkohë detaje të tjera dalin në lidhje me mbledhjet e kryesisë së Partisë Demokratike dega Durrës, ku fillimisht ka pasur aludime se nënkryetarët kanë kundërshtuar dhe debatuar me tona të ashpra Ferdinand Xhaferraj, sakaq ky i fundit edhe pse ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duket se nuk u është përgjigjur aspak kundërshtimeve të nënkryetarëve.

Burgija konfirmon për Report Tv se ai vetë ka qenë një ndër personat i cili ka kundërshtuar duke argumentuar se PD në zgjedhjet e fundit ka marrë mbi 600 mijë vota, por prap kjo nuk ishte e mjaftueshme për të drejtuar PD në fitore. Sikundër në këtë situatë është e qartë që një pjesë e konsiderueshme e këtyre votave shkon për Berishën, është shprehur Burgija, pashmagshmërisht i ka drejtuar Xhaferraj pyetjen:

“Si do të arrijmë ta marrim këtë mbështetje, pas kësaj që ka ndodhur?”

Xhaferraj ka refuzuar t’i japë një përgjigje kësaj pyetje. Ndërkohë që në lidhje me përçarjen e mundshme të PD, Burgija është shprehur shkurtimisht se “Demokratët i kanë sytë nga foltorja.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Arian Çani: Yuri Kim i ka thënë dikujt që është befasuar nga BERISHA...
Previous article NATIONS LEAGUE/ Pas 18 minutash lojë, sulmuesi Torres ndëshkon Italinë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT