• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA KAPET GAFIL/ Për kë PEDAGOGË dhe ARTISTË flet që janë censuruar?!
Home
Politikë

BASHA KAPET GAFIL/ Për kë PEDAGOGË dhe ARTISTË flet që janë censuruar?!

26 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Në rrjetet sociale është shpërndarë një nismë për të penguar me dhunë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, datë që kundërshtohet nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Ndërkohë kjo datë gëzon mbështetjen e fortë nga SHBA-BE, qeveria dhe kushtetuta e Shqipërisë. Figura të njohura të së djathtës, ish-ministra, ish-deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kandidatë për deputetë apo edhe pegadogë dhe analistë që janë shprehur gjithnjë publikisht kundër qeverisë, janë bërë pjesë e kësaj nisme, ku bëhet thirrje për pengimin e votimeve më 30 qershor.

Edhe pse numri i figurave publike që mbështet nismën e iniciuar fillimisht nga karikaturisti Bujar Kapexhiu, është shumë i ulët, mediat e djathta i kanë kushtuar shumë rëndësi duke i dhënë hapësirë të madhe. Në një dalje publike për mediat, pas takimit me zv.ambasadoren e SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi Top Channel dhe TV Klan që nuk kanë pasqyruar lëvizjen #edheunë që në fakt është një nismë e kopjuar nga SHBA.

“Aleanca e qytetarëve shqiptarë është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumë prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj i censuron, merrini shihini se çfarë shkruajnë këta artistë, profesorë, intelektualë, në qoftë se ju lënë pronarët që marrin paratë që ju vidhen shqiptarëve. Asnjë nga televizionet kombëtare nuk e pasqyron lëvizjen #edheune, dy veglat qorre të Edi Ramës, nuk e pasqyrojnë”, tha Basha. Por kush janë pedagogët dhe artistët e pavarur që janë censuruar sipas Lulzim Bashës? Gazeta SHQIP po sjell disa nga emrat që janë pjesë kësaj nisme dhe që janë zotuar publikisht se do të pengojnë me dhunë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Siç shihet, kemi të bëjmë me figura të PD dhe së djathtës, jo vetëm mbështetës, por që kanë qenë edhe pjesë e brëndshme e partisë. Ndaj pyetja që i shtrojmë sot Lulzim Bashës është: Për kë intelektualë dhe artistë e keni fjalën?

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i PD,

djali i tij, Andi Mustafaj pjesë e Këshillit Kombëtar të PD Mark Marku,

pedagog dhe ish-deputet i PD Dhurata Shehri, gruaja e Mark Markut,

ish-deputet i PD Agron Gjekmarkaj, pedagog, ama pd, pjesë e çadrës së lirisë, Këshilli Kombëtar i PD, synonte të kandidohej si deputet i PD

Robert Budina, artist, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Ori Nebiaj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD

Taulanta Jupi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD

Enkel Demi, burri i Mesila Dodës, ish-deputete e PD

Anila Bisha, bashkëshortja e ish-deputetit të PD, Besnik Bisha

Mesa duket, Basha kërkon tu mbushë mendjen shqiptarëve se artistë dhe intelektualë, refuzojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Në fakt këta të sipërpërmendurit, janë mbështetës të Partisë Demokratike, dhe jo qytetarë të pavarur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E FADIL MEMËS/ Djali: Lidhja e ish-deputetit të PD-s Aurel BYLYKBASHI, me anëtarët e fisit Çapja në Elbasan
Previous article PSG THYEN KUNDËRSHTARËT/ Ofron Neymar për Pogba

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT