Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i “ftuari” virtual i emisionit të së enjtes në ‘OPINION’ me gazetarin Blendi Fevziu.
Themi virtual sepse ai është në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ambjentet e zyrës së tij ku po komenton lidhur me arsyet se përse duhet të protestohet me 27 Janar.
Duket se ka debate të ndezura sonte, dhe se për më tepër shihet se lideri i Opozitës është “përgatitur” mirë lidhur me arsyet e protestimit.
“Ka kaq shumë kriminelë që duhet të arrestohen. Por Rama i ka lënë të lirë”.
Ndërkohë i pyetur nën presion nga gazetari Fevziu se si do të zgjidhet ky problem kaq i madh me të arrestuarit, Basha është përgjigjur:
“Ne nuk flasim për probleme të këtij lloji, flasim për demokracinë dhe problemet që lidhen me të. Se vetë votuesit të zgjedhin për këtë gjë. Sovrani do të vijë me datë 27 Janar, ora 12:00”.
Por ju Z.Basha do t’i kërkoni të duartrokasin fortë e të kthehen në shtëpi më pas, apo do t’i kërkoni që të ndryshojë me të vërtetë gjendjen e situatës?
Basha është përgjigjur: “Kjo është një pyetje cinike, sepse populli e di që është një strategji e cila do të sjellë ringritjen e demokracisë në vend”.
***
“Protesta bëhet për njerëzit. Opozita është në misionin e saj që të thërrasë qytetarët. Ajo që bëjmë ne nuk është një shfaqje. Jemi në misionin tonë që të bëjmë protestë. Nuk bëhet për paritë dhe as për PD, dhe as për aleatet tanë.
Bëhet për njerëzit kjo protestë. Në një demokraci funksionale ka parlament, komisionet parlamentare, hetimore, interpelancat për të zgjidhur problemet e krimit dhe korrupsionit. Çfarë ka ndodhur në këtë vend? Institucionet kanë rënë, ndaj ngrihemi. A janë çmimet më të larta? Mos dëgjoni propagandën.
A keni vende pune? A jeni të kënaqur për drejtësinë? Pse kemi ardhur këtu? Rastësisht kemi ardhur. Para ca ditësh isha për një drekë me dy ambasadorë të vendit tonë. I pyeta a keni më pak apo më shumë krim, ma thoni hapur. A keni më pak apo më shumë drogë? Jemi në një situatë ku ekonomia po rrënohet ditë për ditë.
Ne do japim prova javën e ardhshme sesi i manipulon shifrat Rama, pasi do tregojmë se si kanë falimentuar shumë biznese. Të gjithë duan të largohen. Mos bëj zhurmuesin (I drejtohet Fevziut) Me brekushet e propagandës nuk merremi”, tha Basha.
Përgatiti: AlpeNews.al


