• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Dalje pas mesnate, argëtim e puthje”/ Aktivistja e VV paralajmëron: Do të publikojmë emrat
Home
Rajon

“Dalje pas mesnate, argëtim e puthje”/ Aktivistja e VV paralajmëron: Do të publikojmë emrat

25 January, 2018 luljetaautor Rajon

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Murati përmes rrjetit të saj social, ka reaguar pas zbulimit se gratë në parti janë ngacmuar seksualisht. Ajo ka paralajmëruar se emrat e ngacmuesve të grave në VV do të bëhen publikë.

“Shkelja më e vogël e ligjeve të patriarkatit, që promovojnë mbylljen e gruas, justifikon sulmin. Fustani i shkurtër, dalja pas mesnate, vallëzimi, argëtimi, puthja, etj. Në patriarkat nuk mund të zgjedhesh ashtu vet. Morre hapin, duhet të ecesh krejt rrugën. Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese,” shkruan Murati.

Shkrimi i plotë i Muratit:

Çfarë logjike fshihet pas insistimit që ngritja e shqetësimit rreth ngacmimeve seksuale doemos të percjellët me adresë personale?

Të dallohen ”monstrumet” nga këta të mirët? Të mos krijohet një atmosferë ”e mosbesimit”, ku të gjithë burrat e gjorë dhe të pafajshëm ndjehën të akuzuar padrejtësisht? Ose mbase ky është hapi i parë i inkuizicionit të zakonshëm, faj-ndjellës, që i bëhet secilës grua që proteston kundër sulmeve? ”Don këtë luftë?! Çoje deri në fund, në guxofsh! Identifiko kundërshtarin!”

Ad. I. & II. Ne nuk besojmë që ka burra ”monstrumë” në një anë, që përbëjnë minoritet, dhe burra ”të ndershëm” në anën tjetër, që janë shumica. Ne besojmë se ka gjendje shoqërore monstruoze, që u jep burrave të drejtë, dhe mëson gratë të binden. Ne kritikës tonë nuk i dhamë adresa personale, por shoqërore.

Për më tepër, ne nuk po i denoncojmë vetëm ”rastet”, por kulturën seksiste në përgjithësi, e cila është e ngulitur në të gjitha strukturat e shoqërisë sonë. Kjo e bën ende më të vështirë (dhe në fakt të pavend) adresimin personal.

Insistimi që kritika të ketë adresë personale është tentim pezullimi i kauzës. Nuk do të mashtrohemi nga kjo dredhi. Kemi sytë kah trofeja.

Ad. III. Kur flasim për kategorinë e sulmeve seksuale, të gjithë e dijmë se çfarë stigmash janë të lidhura me to. Të gjithë e dijmë se zbulimi i një sulmit seksual gjithmonë ka çuar tek ndëshkimi i gruas e jo i burrit.

Synimi i këtij lloj zbulimit të rrethanave të ndryshme të sulmit është të konkretizohet momenti, ku gruaja ”e ka lypë”. Shkelja më e vogël e ligjeve të patriarkatit, që promovojnë mbylljen e gruas, justifikon sulmin. Fustani i shkurtër, dalja pas mesnate, vallëzimi, argëtimi, puthja, etj. Në patriarkat nuk mund të zgjedhesh ashtu vet. Morre hapin, duhet të ecesh krejt rrugën.

Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese. Nuk pranojmë të marrim pjesë në këtë procedurë të dizajnuar për ta amnistuar gjithmonë kryesin e sulmit dhe për të fajësuar viktimën. Nuk do ta denoncojmë patriarkalizmin në gjyqin e patriarkatit.

Do t’i publikojmë ne emrat. Por me premiset tona.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA I FTUARI 'VIRTUAL' I SË ENJTES/ Flet për arsyet se përse duhet të protestohet: Ai Parlament ka ...
Previous article "Misioni u krye"/ Ja nga çfarë hoqi dorë Poni, nuk do ta besoni... (FOTO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT