Shtyhet sërish pretenca për grupin e Emiljano Shullazit. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e prokurorit të ri të dosjes Besim Hajdarmataj dhe raporti i prokurorit tjetër Eneid Nakuçi, i cili ka paraqitur një raport që nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është sëmurë. Besim Hajdarmataj u komandua nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke zëvendësuar Elisabeta Imerajn, e cila u komandua Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.
Pretenca vijon që të shtyhet që nga fundi i muajit qershor. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.


