• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA E GRABITËSVE GODET SËRISH NË ELBASAN/ Vidhet me thyerje biznesi, policia bie në gjurmët e një autori
Home
Aktualitet
Kronikë

BANDA E GRABITËSVE GODET SËRISH NË ELBASAN/ Vidhet me thyerje biznesi, policia bie në gjurmët e një autori

28 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Maskat nuk ndalin vjedhjet në Bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Vjedhja e radhës me thyerje është rregjistruar natën e fundit në qytetin e Belshit. Burime konfindenciale bënë me dije se rreth orës 01.30, që gdhinte e enjte, dy persona të maskuar kanë vjedhur me thyerje një biznes, në anë të rrugës kryesore, pranë qendrës së këtij qyteti.

Vjedhësit edhe në këtë rast nuk janë frikësuar aspak nga rënia e sinjalit të alarmit dhe kamerat e sigurisë. Pasi kanë vjedhur çfarë kanë mundur, personat me maskë e kapele janë larguar me automjetin që e kishin parkuar fare pranë biznesit, ku edhe kryen vjedhjen.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe paraprakisht ka rënë në gjurmët e njërit prej dy autorëve të dyshuar të kësaj viedhje mjaft të mirëorganizuar. Nuk janë bërë të ditura nga policia detaje rreth kësaj vjedhjeje, si dhe nuk dihet vlera e mallit të marrë nga ky biznes prej vjedhësve me maska.

Një natë më parë nga vjedhës me maska në qytetin e Librazhdit u vodh me thyerje një supermarket dhe një market, ku kishte kamera të shumta sigurie dhe sinjal alarmi që u aktivizua. Vjedhje të kryera në biznese me kushte sigurie kaq të mëdha duken të pabesueshme, por në Qarkun e Elbasanit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Greqi, shënohen 175 viktima në total
Previous article KORONAVIRUSI/ "Super shpërndarësit" përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT