• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ “Super shpërndarësit” përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në botë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ “Super shpërndarësit” përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në botë

28 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një grup shkencëtarësh spanjollë arritën të izolojnë “pemën gjenealogjike” të SARS-CoV-2, duke zbuluar se koronavirusi që goditi Spanjën është i ndryshëm nga ai në vendet e tjera të Evropës, dhe se infeksioni ishte shkaktuar nga disa “super shpërndarës”

Duke kombinuar përvojën e baktereve infektive dhe atë të gjenetikës së popullsisë, ekipi hulumtues u përpoq të përcaktojë se nga erdhi virusi dhe si evoluoi ai në Spanjë dhe në mbarë botën. Për ta bërë këtë, u analizuan gati 5,000 genome koronavirusi në të gjithë botën.

Studimi u drejtua nga Federico Martinón, shefi pediatër i Spitalit Universitar të Santiago dhe Antonio Salas, gjenetist i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Santiago.

Martinón tregon sesi, nga hulumtimi, u shfaq papritur ‘figura e super shpërndarësit’ të infeksionit

“Nga afro 5000 raste të analizuara, ne mund të shpjegojmë pemën gjenealogjike dhe rolin themelor te supershpërndarësit të Covid.

“Nëse mesatarisht një person i infektuar mund të infektojë dy ose tre persona, një super shpërndarës mund të infektojë dhjetëra njerëz. Dikush mund të thotë se ai është si babai që ka shumë fëmijë”, tha mjeku Martinón

Sipas studimit, një numër sa një e treta deri dhe gjysma e të gjitha infeksioneve të regjistruara në botë është për shkak të kësaj figure (Super shpërndarësve), për ekzistencën e të cilëve deri tani ishte spekuluar pasi mungonin provat bindëse. (Për super shpërndarës është aluduar gjithashtu edhe në Itali).

Profili i supershpërndarësit

Karakteristikat

Ai mund të jetë kushdo me një ngarkesë të lartë virale, me apo pa simptoma, dhe me një periudhë të gjatë inkubacioni, midis dy javësh dhe 24 ditësh.

Tendosja virale spanjolle është e ndryshme nga ajo e pjesës tjetër të Evropës

Zbulimi i dytë i madh i studimit ka të bëjë me origjinën e sojit mbizotërues Covid në Spanjë.

“Në klasifikimin e familjeve dhe nënfamiljeve të virusit, ai spanjoll është i ndryshëm nga pjesa tjetër e Evropës. Nëpërmjet pemës gjenealogjike kemi zbuluar se ky i Spanjës ishte tipik aziatik dhe jo që vjen nga shtetet e tjera evropiane”- siguron Martinón.

Koronavirusi A2a ka pasur një zgjerim më të madh jashtë Kinës,edhe në vendet e tjera europaine, ka karakteristikë që e diferencon atë nga B3a, lloji i dytë që goditi Spanjën

Sipas studimit është konfirmuar se koronavirusi deri më tani ka pasur pak mutacione gjenetike. Në rreth 90% ai është I pandyshuar dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm për të gjetur një vaksinë.

Origjina e koronavirusit është nga kafshët

Zbulimi më i fundit nga ky grup studiuesish ka të bëjë me origjinën e koronavirusit: ‘lamtumirë’ ndaj çdo komploti që e ka nxjerrë  atë nga laboratori, “sigurisht që është me origjinë shtazore, me shumë mundësi nga lakuriqi” – thanë studiesit spanjollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANDA E GRABITËSVE GODET SËRISH NË ELBASAN/ Vidhet me thyerje biznesi, policia bie në gjurmët e një autori
Previous article KORONAVIRUSI/ Spanja kundër OBSH për pezullimin e trajtimit me hidroksiklorinë të pacientëve Covid

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT