Dy viktima janë shënuar brenda pak momentesh në Greqi nga COVID-19. Një 78- vjeçar dhe një 84- vjeçar kanë ndërruar jetë në Spitalin Universitar Attikon të Athinës pasi ishin të intubuar.
Kjo do të thotë se Greqia tashmë ka 175 viktima nga COVID-19.
Në fakt këtë muaj Greqia ka pasur një numër shumë më të ulët viktimash sesa marsi dhe prilli. Ndërkohë numri i të infektuarve është afër 3 mijë.
(BalkanWeb)