DAVOS (Zvicër) – Presidenti amerikan, Donald Trump do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ku pritet të lavdërojë programinin e tij “Amerika vjen e para”.
VJENË/AFRINE (Siri)/HASSA (Turqi) – I dërguari i posaçëm i regjimit sirian dhe përfaqësues të rebelëve nisin raundin e ri të bisedimeve të paqes me ndërmjetësimin e OKB-së.
PORTO ALEGRE – Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva shpallet fajtor me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash nga Gjykata e Apelit të Porto Alegres.
PARIS – Vijon procesi gjyqësor ndaj bashkëpunëtorit të xhihadistëve të sulmeve të 13 nëntorit, për fshehjen e terroristëve, i pari që po zhvillohet në Francë në lidhje me këto sulme makabre ku u shënuan 130 të vdekur.
TË TJERA
SOFJE – Takim joformal i ministrave të Brendshëm të 28 në fokus të bisedimeve do të jetë politika migratore evropiane.
AMAN – Konferencë shtypi e koordinatorit për çështjet humanitare në Jemen, Jamie McGoldrick për situatën në këtë shtet ku lufta ka shkaktuar më shumë se 9 000 të vdekur.
RABAT – Katër gazetarë marokenë do të dalin para gjykatës për publikimin e një raporti konfidencial./
/v.b/


