• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONTEKSI I EMRIT/ Nimetz do të vizitojë Athinën dhe Shkupin
Home
Nderkombetare

KONTEKSI I EMRIT/ Nimetz do të vizitojë Athinën dhe Shkupin

25 January, 2018 F.autor Nderkombetare

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Mathew Nimetz, bëri të ditur se do të vizitojë Athinën dhe Shkupin javën e ardhshme.

“Me ftesë të qeverive të Greqisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Mathew Nimetz, do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup në periudhën nga 29 janari deri më 1 shkurt”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

Kontesti midis Greqisë dhe Maqedonisë daton qysh në vitin 1991, kur kjo e fundit ka shpallur pavarësinë.

Greqia nuk e pranon Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Bisedimet për zgjidhjen e kontestit kanë marrë hov javëve të fundit.

Të mërkurën, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, janë takuar për herë të parë, në margjina të një samiti në Davos të Zvicrës.

Të dy zyrtarët kanë bërë disa koncesione për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Maqedonia do të ndryshojë emërtimet për aeroportin dhe autostradën që mbajnë emrin e Aleksandrit të Madh – heroit të të dyja palëve, ndërsa Greqia do të tregojë vullnet të mirë dhe do të lejojë Maqedoninë të rrisë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dona e “Big Brother” prezanton të dashurin e ri, Elsamedi ka një koment për këtë
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/01/2018. Pse është Europa në qendër të vëmendjes së t gjithë botës

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT