• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qeveria Gjermane: Potencial terrori nga Ballkani Perëndimor. Islamizmi…
Home
Europë

Qeveria Gjermane: Potencial terrori nga Ballkani Perëndimor. Islamizmi…

25 January, 2018 F.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Sipas qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor vazhdon të ketë potencial rreziku nga skena islamiste. Më shumë udhëtime drejt Sirisë dhe Irakut ka nga fshatrat e Bosnjes me përqëndrim të salafizmit.

Qeveria federale nuk e përjashton “parimisht një potencial kërcënimi nga ana e dorasve të veçantë dhe grupimeve të veçuara prej skenës islamiste” në Bosnje-Hercegovinë. Kjo del nga një përgjigje e qeverisë federale lidhur me kërkesën e paraqitur nga grupi parlamentar i partisë E Majta në Bundestag, që e disponon DW ekskluzivisht. Ka kontakte të veçuara mes islamistëve radikalë nga Ballkani me ata në Gjermani. Por Shërbimi Federal i Informacionit (BND) nuk ka të dhëna konkrete për rritjen e tendencave islamiste në Bosnje.

Në një artikull të gazetës Berliner Zeitung nëntorin e kaluar thuhej, se BND gjithnjë e më shumë po e fokuson vëmendjen tek vendet e Ballkanit, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë. Por mbetet vend për spekulime, sepse përgjigjet konkrete ndaj kërkesës së grupit parlamentar të së majtës mbahen sekret. Qeveria nuk donte të pozicionohej publikisht për pagesat e mundshme të shteteve të Gjirit persik ndaj vendeve të Ballkanit. E njëjta gjë vlen edhe për dërgimin e imamëve nga Arabia Saudite dhe Turqia për në Bosnje.

“Ndryshe nga BND-ja qeveria federale përpiqet ta minimizojë në opinionin publik rrezikun në rritje prej islamizmit”, mendon Sevim Dagdelen, eksperte për politikën e jashtme në grupin parlamentar të së majtës. Numri në rritje i islamistëve të gatshëm për dhunë në Ballkan ka pasoja të rënda ndaj sigurisë në Gjermani. “Po ashtu është e papranueshme, që qeveria vazhdon ta mbajë të fshehtë rolin e shteteve të Gjirit Persik,e në radhë të parë atë të Arabisë Saudite, por edhe të Turqisë”, thotë për DW Dagdelen.

Nuk jepet informacion për numrin e luftëtarëve

Qeveria i klasifikon si “posaçërisht të mbrojtura” të dhënat për numrin e terroristëve nga Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që i janë bashkuar grupeve xhihadiste vitet e kaluara. Sipas njoftimeve në media nga këto dy vende baallkanike ka dalë numri më i madh i luftëtarëve të eksportuar islamistë.

Megjithatë qeveria jep një informacion: terroristët nga vendet e Ballkanit bashkohen jo vetëm me të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe frontin e ish-Al Nusras. Rreth dhjetë përqind e islamistëve lufton në radhët e grupimeve të ndryshme të Ushtrisë së Lirë Siriane. Numri më i madh i udhëtimeve drejt Sirisë dhe Irakut është nga fshatrat e Bosnjes. Atje banorët orientohen në jetën e tyre religjoze dhe sociale nga “zakonet dhe traditat fundamentaliste”, konstaton qeveria gjermane.

Të forcohet islami liberal

“Ky është një devijim radikal prej islamit tradicional ballkanik”, analizon Vedran Dzihic, studiues në Institutin austriak për Politikën Ndërkombëtare. “Në Bosnje anëtarët e lëvizjes salafiste i sheh nëpër rrugë. Ata janë aktiv në fushën e kulturës dhe kanë xhami të bashkësive të tyre”, thotë ai në intervistë për DW. Eshtë e qartë, se salafistët në Ballkan me ndihmën e Arabisë Saudite dhe të vendeve të tjera po krijojnë një strukturë paralele, që është në kontrast me bashkësitë tradicionale të islamit ballkanik. E nevojshme është, thotë Dzihic, që të luftohet varfëria, t’u jepet një perspektivë në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor, të forcohet interpretimi autokton liberal i islamit ballkanik dhe të vendoset një bashkëpunim më efikas me shërbimet sekrete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/01/2018. Pse është Europa në qendër të vëmendjes së t gjithë botës
Previous article Trump paralajmëron Erdoganin: Shmang KONFLIKTIN midis forcave turke dhe amerikane

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT