Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot.Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, z. Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet...
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Nertil Aliraj, 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi.Berberi i kërkoi GJKKO lirimin nga burgu, ku ndodhet tashmë prej 15 muajsh.Sipas dyshimeve të SPAK, Evis Berberi ka favorizuar kompaninë e tij, duke i dhënë tendera publikë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e...
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në picerinë “Fantazia” në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, një 21-vjeçar, si dhe pronarin e lokalit, ndërsa ka arrestuar tre punonjës të picerisë për moskallëzim...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë punonjës policie, shtetasit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K., dhe B.T. nën akuzë për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim...
Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i...
Prokuroria e Elbasanit i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me denoncimin për manipulim votash në fshatin Pekisht të Peqinit, gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025. Sipas PD-së, votat janë manipuluar përmes skemës së njohur si “treni bullgar”. Në përgjigjen zyrtare, Prokuroria bën me dije se është regjistruar...
Në vijim të procesit gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në seancën më të fundit të zhvilluar me dyer të mbyllura kanë dëshmuar pesë të mitur, të cilët u paraqitën si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes tragjike.Ndër ta ishte edhe i mituri K.B., i cili ndodhej në vendin e ngjarjes dhe...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka paraqitur sot një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar përjashtimin e anëtarit Ilir Rusmaili nga shqyrtimi i ankimimeve të PD-së për rezultatin e zgjedhjeve.Në këtë kërkesë, PD argumenton se Rusmaili ndodhet...