• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUSTRALIA SANKSIONE TË REJA NDAJ MOSKËS/ Në “listën e zezë” futen edhe vajzat e Putinit
Home
Nderkombetare

AUSTRALIA SANKSIONE TË REJA NDAJ MOSKËS/ Në “listën e zezë” futen edhe vajzat e Putinit

22 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim udhëtimi për dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe për vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ky njoftim i bërë më 22 prill, vjen pasi masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga shtete të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Me masat e reja, numri i persona dhe entiteteve ruse nga Australia ka arritur në pothuajse 750.

Edhe pse në listën e sanksioneve australiane nuk u përmendën me emër vajzat e Putinit, presidenti rus ka dy vajza të rritura, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova. Në njoftimin e Qeverisë australiane u bë e ditur se vetë Putin dhe Lavrov ishin sanksionuar më 27 shkurt.

Në rundin e ri të sanksioneve po ashtu janë shënjestruar 144 ligjvënës rusë, të cilët i kanë ofruar mbështetje Putinit, duke miratuar njohjen e “jashtëligjshme” të dy rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura më 22 shkurt, tha Ministria e Jashtme australiane.

Ministrja e Jashtme, Marisa Payne, shtoi se Australia do të vazhdojë të vendosë kosto ndaj Rusisë për shkak të “agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe shumë shtete perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj ekonomisë dhe entiteteve ruse./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË GJITHË E DONIM..."/ Kolegu italian flet për avokatin shqiptar që u gjet me fyt të prerë në rrugë
Previous article ERË E FORTË/ Në Vlorë ndërpritet energjia elektrike në disa zona, pezullohet lundrimi në portin e Shëngjinit

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT