• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUDIO-PËRGJIMI/ Azili i “Babales”, Kosova kërkon të dhëna për çështjen dhe sigurinë e tij
Home
Aktualitet
Drejtësi

AUDIO-PËRGJIMI/ Azili i “Babales”, Kosova kërkon të dhëna për çështjen dhe sigurinë e tij

31 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Autoritetet Kosovare, të cilat janë duke shqyrtuar kërkesën për azilin e Albert Veliut ose siç njihet me nofkën “Babalja”, i janë drejtuar Shqipërisë, për të marrë të dhëna rreth këtij personi. Një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme tha se pala kosovare ka shfaqur interes dhe kërkon të dije lidhur me çështjen penale që prokuroria ka nisur për trafik droge dhe kallëzim të reme, ku dëshmitar kryesor është i arrestuari në Kosovë Albert Veliu. Mësohet se këtij të fundit pala Kosovare i ka kërkuar dhe dëshminë e penalitetit. Informacion është kërkuar nga ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, duke saktësuar nëse këto të fundit kanë rregjistruar ndonjëherë ndonjë ankesë të Veliut se në Shqipëri i rrezikohet jeta nga idividë të ndryshëm. Pritet që të gjitha këtyre kërkesave, institucionet shqiptare ti drejtohen me përgjigje konkrete,duke sqaruar situatën e çështjes penale dhe mbrojtjen e këtij dëshmitari. Vetë Veliu, ka deklaruar në media se policia i ka ofruar mbrojtje fizike atij por kjo kërkesë është mohuar prej tij, pasi siç ka deklaruar Veliu, ai nuk i kishte borxh askujt dhe s’kishte pse të mbrohej.

“Do më vrasin nëse më ktheni Shqipëri”
Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje “Bashkëpunëtorin X” të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë. Një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që shqyrton kërkesat për azil i tregoi çfarë ka deklaruar Albert Veliu. “Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”. Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve. Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”. Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t’i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Bashkë me të birin
Paraditen e të Hënës, Veliu së bashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt. Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre. Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani mendon për sezonin e ri/ Rinovon me titullarin e ekipit
Previous article Napoli zgjedh ngërçin politik në Itali formon “qeverinë” me lojtarët/ Hysaj nuk merr asnjë ministri

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT