• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Audiencë te Papa: Dhuratë simbolike për Erdoganin
Home
Europë

Audiencë te Papa: Dhuratë simbolike për Erdoganin

6 February, 2018 luljetaautor Europë, Nderkombetare

Përse folën Papa dhe Presidenti turk Erdogan në takimin e tyre në Vatikan nuk dihet. Por ndonjëherë dhurata të vogla thonë më shumë se një mijë fjalë.

Vatikan Papst Franziskus empfängt Erdogan (picture-alliance/AA/K. Ozer)
Papa pret Erdoganin

Papa Françesku i dha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një medalje me një engjëll paqeje. “Ky është një engjëll paqeje, i cili e mposht demonin e luftës. Ai simbolizon një botë të bazuar në paqe dhe drejtësi”, shpjegoi Papa, sikurse njoftuan gazetarët që vëzhguan takimin privat. Biseda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth gjysmë ore më tepër se takimet që zakonisht janë rreth 50 minuta. Deri tani nuk dihen hollësi për përmbajtjen e bisedës, por Erdogani kishte thënë para takimit se do të diskutonte me Papa Françeskun sidomos për çështjen e Jerusalemit.

Listë e gjatë temash të mundshme

Kjo ishte pritja e parë e një presidenti ose kryeministri turk në Vatikan që prej 59 vjetësh. Në vitin 1960 Vatikani dhe Turqia kishin vendosën marrëdhënie të plota diplomatike. Erdogan e ka pritur Papën në Ankara, gjatë vizitës së tij në Turqi në vitin 2014.

Erdogani e falënderoi Papa Françeskun në fillim të takimit për interesin e tij. Gazetarët dhe vëzhguesit e përshkruan atmosferën e takimit si të sjellshme dhe të gëzuar. Presidenti turk kishte thënë më parë se donte të fliste me kreun e kishës edhe rreth luftës kundër terrorizmit dhe Sirisë. Vatikani është i shqetësuar rreth aksionit ushtarak turk kundër njësive kurde në Siri. Ambasadori papnor në Siri, kardinali Mario Zenari, ka bërë në mënyrë të përsëritur thirrje për t’i dhënë fund dhunës. Vëzhguesit besojnë se Papa mund të ketë prekur edhe temën e të drejtave të njeriut, si dhe mbrojtjen e pakicës së krishterë në Turqi apo problemet e njohjes së pronave të kishës.

Protesta kundër Erdoganit

Vizita e Erdoganit u shoqërua me protesta kundër kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave në Turqi dhe arrestimit të 150 deri 170 gazetarëve. Po ashtu protesta pati edhe nga kurdët që jetojnë në Itali. Policia italiane kishte marrë masa të forta sigurie, sepse në zonën e Sheshit të Shën Pietrit qe shpallur një ndalim protestash 24-orësh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moto GP i shpall luftë Formula 1: Ne nuk i heqim vajzat seksi
Previous article Milan bën hapin e madh, largohet nga 'San Siro' për të ndërtuar një stadium tjetër

luljetaautor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT