• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATRAKSION NË ÇDO STINË/ Turistët: Na qanë zemra për Dardhën! Mbretëresha e lakrorit: Ju tregoj…
Home
Destinacione

ATRAKSION NË ÇDO STINË/ Turistët: Na qanë zemra për Dardhën! Mbretëresha e lakrorit: Ju tregoj…

22 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Destinacione, Sociale

Pika turistike e Dardhës mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj në Korçë. Klima e larmishme, bukuritë natyrore dhe gatimet tradicionale të zonës, e bëjnë Dardhën një nga atraksionet më të tërheqëse në çdo stinë të vitit.

Edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku kur plazhet e bregdetit mbipopullohen, fshati turistik malor i Dardhës frekuentohet në masë nga turistë vendas dhe të huaj. Fshati turistik i Dardhës ndodhet vetëm 18 km larg qytetit të Korçës.

Sapo hyn në fshatin që shtrihet mes maleve e pyjeve, kupton pasurinë natyrore të kësaj zone. E ndodhur në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, me një klimë të larmishme, me peisazhe tërheqëse, ajër të pastër dhe gatimet tradicionale të zonës, e bëjnë Dardhën një nga atraksionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

“Ambienti qetësues, ushqimet tradicionale. Është shumë bukur këtu. Kemi ardhur këtu që të bëjmë diçka ndryshe. Deti është për tre muaj, ndërsa këtu vijmë për dy ose tre ditë. Ajri i pastër, shërbimi i mirë, hotelet janë shumë të mira edhe çmimet janë shumë të mira. Është diçka ndryshe prej qytetit dhe të përditshmes” thonë turistët.

Shumë banorë të zonës kanë zgjedhur emigracionin si rrugën e vetme për ta dhe fëmijët e tyre. Por, edhe pse janë larguar, vendlindja e tyre mbetet gjithmonë destinacioni i preferuar i pushimeve të tyre.

“Vijmë për vit nga data 15 korrik deri në fund të gushtit. Këtu kam shumë kujtim të të rinisë këtu. Edhe kur ishim student ditët ishin shumë të bukura sidomos në behar  kur bënim mbrëmjet e vallëzimit të cilat ishin të përditshme”.  E lidhur fort me rrënjët e saj është edhe kjo zonjë. “Një periudhë të  kohës e kam kaluar këtu pastaj në një qytet tjetër, megjithatë nuk e harroj Dardhën. Më qan zemra për këtu‘.

Në këtë fshat ku shtëpitë karakteristike njëkatëshe të mbuluar me plloça e me rrugë të shtruara me kalldrëm, gjen gjithmonë streha mikpritëse. Këtë e rrëfen më së miri çifti i të moshuarve Pandi dhe Shadia ose sic njihet ndryshe nga të gjithë mbretëresha e lakrorit, të cilët për 30 vite ju kanë shërbyer pushuesve që vizitojnë Dardhën. Sot edhe pse rreth të 80-ve Shadia dhe Pandi tregojnë se sekreti i tyre eshte pasioni dhe dashuria që ata i kushtojnë gatimeve tradicionale.

“Çdo gjë që zë njeriu me dorë nëse nuk fut shpirtin brenda, asgjë nuk bëhet e mirë.  Unë fus dashurinë brenda. Kur i them klientit do ta bëj fus të gjithë dashurinë.  Deri më sot që kam kaq vite që kamë punuar, një njeri nuk më ka thënë se e kam bërë ushqimin keq.

Vjen një herë e më thotë e paske bërë shumë të mirë gatimin. Vjen herën e dytë dhe më thotë këtë radhë e paske bërë shumë më të mirë” tha Shadia. “Ne kemi këtu gati 30 vite që punojmë. Tani u plakëm. Mundohemi të punojmë dhe klientët t’i kënaqim. Klientët tanë nuk na janë ndarë madje na janë shtuar edhe më shumë” tha Pandi.

Dardha është një nga mundësitë e shumta turistike që Korça dhe juglindja e vendit të ofron. Vizitimi i vendeve të tilla përveç se na njeh më mirë me vlerat e Shqipërisë ndihmon edhe banorët e zonës, disa prej të cilëve kanë zgjedhur investimet modeste në turizëm për të garantuar  të ardhurat e jetesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA KRYER SEKS ME 2 FEMRA NJËKOHËSISHT/ Prostituta zbulon tradhtinë e Rooneyt
Previous article "BLLOKU"/ Isuf Kalo: Një replikë e detyruar me Tritan Shehun

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT