• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË TORINO/ Kush është 48 vjeçari nga Tirana që u qëllua në sy të vëllait, e kaluara e errët (EMRI)
Home
Breaking News

ATENTATI NË TORINO/ Kush është 48 vjeçari nga Tirana që u qëllua në sy të vëllait, e kaluara e errët (EMRI)

6 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rexhep Uba, 48 vjeç nga Tirana, është shqiptari i cili u qëllua me armë zjarri në Torino të Italisë të Martën. Emrin e zbulojnë mediat lokale, që raportojnë se ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Ngjarja u shënua rreth orës 11 të ditës së djeshme, në sheshin “Venecia”, në Torino. Sipas mediave italiane, 48-vjeçari ndodhej me të vëllain në zonë dhe sapo kishin zbritur nga një “Fiat Panda” që e kishin parkuar aty rrotull. Në një moment, Rexhep Uba qëllohet me armë zjarri nga një person që sipas dëshmitarëve, kishte veshur një xhup të zi.

Raportohet se ka marrë dy plumba në gjoks. Një efektiv policie që shkoi në zonë i dha ndihmën e parë të plagosurit. Ndërsa autori u ndoq nga i vëllai i 48-vjeçarit me vrap, por nuk u arrit prej tij.

Lidhur me ngjarjen, mediat pasqyrojnë deklaratat e dy personave, të vëllait të 48-vjeccarit dhe efektivit të policisë që e ndihmoi. Ky i fundit shprehet se Rexhep Uba i ka thënë pasi është qëlluar me armë: “Nuk e di, nuk e di kush më qëlloi”.

Ndërkohë, i vëllai foli për një “sherr të rastësishëm në rrugë” para të shtënave.

Megjithatë, siç raportojnë mediat lokale, ka pak gjasa që deklarata e të vëllait të 48-vjeçarit të jenë të besueshme për hetuesit, nisur dhe nga e kaluara e Rexhep Ubës. Ky i fundit ka precedentë në fushën e narkotikëve.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka marrë në shqyrtim pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe telefonat e dy vëllezërve.

Referuar të dhënave në mediat italiane, në vitin 2001 Rexhep Uba është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1850 kg marijuhanë, por sipas raportimeve të kohës, grupi merrej dhe me trafik heroine, kokaine e armësh.

Atentati në Torino! Kush është burri nga Tirana që u

Atentati në Torino! Kush është burri nga Tirana që u

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" COVID TE KOMBËTARJA/ 3 ditë para ndeshjes me Hungarinë, mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin pozitivë
Previous article "BERISHËN E SHOQËRUAN ISH-DREJTORË"/ Akuza e deputetit të PD: S’dolën në fushatë në Vlorë se kishin frikë nga qytetarët se do u kujtonin bakshishet

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT