• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR LIDHET ME MASAKRËN E 30 TETORIT 2024? Lici shpëtoi në Dobraç, sot ia ‘hodhi’ njeriu i Bajrave
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË SHKODËR LIDHET ME MASAKRËN E 30 TETORIT 2024? Lici shpëtoi në Dobraç, sot ia ‘hodhi’ njeriu i Bajrave

8 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse ekzekutori u vu në pranga, hetuesit ende nuk kanë një pistë të qartë mbi motivin e atentatit sot në Shkodër. Megjithatë, hije dyshimi ka se mund të kemi të bëjmë me hakmarrje për masakrën e Dobraçit në 2024-shin, ku u vranë 4 persona, por shpëtoi shënjestra, Ibrahim Lici, armik i Bajrave. Edhe shënjestra e atentatit të sotëm në lokal shpëtoi, Erogen Brajoviç, pjesë e grupit të Bajrave.

***
Shënjestra e atentatit në Shkodër nuk është i panjohur për policinë. Erogen Brajoviç, në 2007-ën u akuzua për gjobëvënie. Në 2018-ën, gjatë operacionit të RENEA-s në Shkodër, u arrestua bashkë me të tjerë si pjesë e grupit të Bajrave. Emri i tij është përfolur si pjesë e një grupi në Mal të Zi, “Klani Škaljar” në Kotorr, por mbi këto dyshime nuk ka më shumë informacione zyrtare. Në 2020-ën OFL i dërgoi formularin për deklarim të pasurisë.Më herët, Erogeni, njohur edhe me mbiemrin Vaso, ka spikatur në sport dhe në jetën politike lokale të qytetit. Ai ka qenë pjesë e ekipit të futbollit të Vllaznisë për disa ndeshje, ndërsa më vonë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, zgjedhur nën siglën e PBDNJ-së.
Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Brajoviç, pjesë e grupit të njohur “Bajri” të Dobraçit.
Denis Brajoviç akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës, një ngjarje e cila u zbardh nga komunikimet e koduara në “SkyECC”, në dosjen “Metamorfoza” në korrik të 2023-shit.
Gjin Boriçi, sipas dosjes, u vra për llogari të Ervis Martinaj. Krimin e mori përsipër ta organizojë Behar Bajri, i cili në fakt e kishte mik personin për të cilin mori porosi të vrasë.
Por ky fakt nuk e pengoi të organizojë vrasjen perfekte të tij, e madje t’i shkonte në varrim.
Denis Brajoviç mori rolin e ekzekutorit. Gati 5 vite pas ngjarjes, ai u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Shqipëri në korrik të këtij viti për t’u përballur me drejtësinë.
Masakrës së këtij 8 shtatori, hetuesit nuk i kanë gjetur edhe një pistë konkrete, por dyshimet shkojnë drejt hakmarrjes, për një tjetër masakër në Shkodër. Atë të 30 tetorit 2024 në Dobraç, ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, miku i tij Arlind Bushati, dhe një çift i pafajshëm bashkëshortësh që udhëtonin me motor dhe u kapën aksidentalisht nga breshëria e plumbave.
Atentati i një viti më parë dyshohet se kishte shënjestër Ibrahim Licin, një personazh në kërkim, një prej armiqve të përbetuar të grupit të Bajrave.
Ai mendohej se ndodhej në makinë me të vëllanë, madje pas atentatit një imazh i tij u shfaq i plagosur pranë makinës, por kjo nuk u faktua asnjëherë zyrtarisht nga policia.
Atentati i Dobraçit ende nuk është zbardhur nga autoritetet.
Të dyja masakrat i lidh e njëjta skemë kriminale, breshëri plumbash pa menduar për të pafajshmit përreth, dhe shpëtimi i shënjestrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A DO TA HEQËSH QAFE SI NJERI, APO..."/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
Previous article AKSIONI ANTIDROGË NË ELBASAN/ Të arrestuarit transferohen drejt Tiranës nën forca të shumta sigurie

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT