• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ Burimet: Në kërkim disa anëtarë të grupit të Bajrajve, mes tyre Izmir Sakica e Samuel Troshani
Home
Breaking News

ATENTATI NË SHKODËR/ Burimet: Në kërkim disa anëtarë të grupit të Bajrajve, mes tyre Izmir Sakica e Samuel Troshani

2 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi hetimor i ngritur për masakrën me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.

Burime pwr Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se në kërkim policor janë disa anëtarë të grupit të Bajrajve, në mesin e të cilëve Izmir Sakica e Samuel Troshani, por deri tani nuk janë gjetur.

Të dy, Sakica e Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

Forca elitë RENEA vijon të jetë në Shkodër prej pasdites së 30 tetorit duke kryer disa operacione për kontrolle, por deri tani pa rezultate.
Edhe këtë të shtunë, 2 nentor, hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit. Grupi hetimor po punon për gjurmuar makinën “Range Rover Sport” para atentatit, ndërsa janë përqendruar brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe bypass-in e qytetit.
Deri në këtë fazë, policia akoma nuk e ka të provuar nëse Ibrahim Lici është në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa po pritet rezultati i ekspertizës së armës së tretë për shenja gishtash dhe e njollave të gjakut, e cila do të sqaroj shkencërisht nëse ishte ai apo jo. Prania e tij në makinë do të ndryshonte tërësisht natyrën e atentatit dhe shënjestrën kryesore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHFAQET SËMUNDJA E ZGJEBES NË POGRADEC/ Regjistrohen 7 raste, kontrolle të zgjeruara në shkolla
Previous article DIGJNIN AUTOMJETET/ Arrestohen dy vëllezërit. Ja kush është porositësi

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT